Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut bullgar: “Fondacijata”, “Signall”, B.T.R. dhe “Tangra”. Mysafir i veçantë i ngjarjes do të jetë këngëtari i fundit nga grupi legjendar “Shturcite” (Gjinkallat) – Valldi Totev, dhe të gjithë së bashku do të festojnë me muzikë ditëlindjen e Kirill Mariçkov. Edhe pse prej një viti ai nuk është më mes nesh, figura dhe veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë muzikantët e rokut bullgar.

Këngëtari i grupit B.T.R., Nasko Penev, thotë:

“Ditëlindja e Kirill Mariçkov u shndërrua, dhe shpresojmë të mbetet kështu, në një festë të rokut bullgar. Nuk ka muzikant që të mos jetë ndikuar, në një mënyrë apo tjetër, nga grupi “Shturcite” apo nga vetë Kirill Mariçkov – një njeri bujar, një kompozitor i jashtëzakonshëm…”

Prandaj, një vit më parë “Fondacijata” mori nismën për të nderuar historinë e pasur dhe kontributin kulturor të muzikantëve bullgarë të rokut pikërisht më 30 tetor, në kujtim të të paharrueshmit Kirill Mariçkov.

Siç thonë organizatorët – Dita e Rokut Bullgar do të jetë shumë më tepër se një koncert! Ngjarja e 30 tetorit do të shndërrohet në një festë të vërtetë të shpirtit të lirë dhe të rokut – muzikës që nuk plaket kurrë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Фондацията - The Fondation, BТАNjë udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..