Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut bullgar: “Fondacijata”, “Signall”, B.T.R. dhe “Tangra”. Mysafir i veçantë i ngjarjes do të jetë këngëtari i fundit nga grupi legjendar “Shturcite” (Gjinkallat) – Valldi Totev, dhe të gjithë së bashku do të festojnë me muzikë ditëlindjen e Kirill Mariçkov. Edhe pse prej një viti ai nuk është më mes nesh, figura dhe veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë muzikantët e rokut bullgar.

Këngëtari i grupit B.T.R., Nasko Penev, thotë:

“Ditëlindja e Kirill Mariçkov u shndërrua, dhe shpresojmë të mbetet kështu, në një festë të rokut bullgar. Nuk ka muzikant që të mos jetë ndikuar, në një mënyrë apo tjetër, nga grupi “Shturcite” apo nga vetë Kirill Mariçkov – një njeri bujar, një kompozitor i jashtëzakonshëm…”

Prandaj, një vit më parë “Fondacijata” mori nismën për të nderuar historinë e pasur dhe kontributin kulturor të muzikantëve bullgarë të rokut pikërisht më 30 tetor, në kujtim të të paharrueshmit Kirill Mariçkov.

Siç thonë organizatorët – Dita e Rokut Bullgar do të jetë shumë më tepër se një koncert! Ngjarja e 30 tetorit do të shndërrohet në një festë të vërtetë të shpirtit të lirë dhe të rokut – muzikës që nuk plaket kurrë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Фондацията - The Fondation, BТАGrupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..