Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

Foto: Bashkia e Burgasit

“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së ekosistemit të Detit të Zi, njoftoi institucioni kulturor.

Ekspozita përfshin shtatë panele me fakte pak të njohura rreth detit dhe bregdetit, të paraqitura përmes të dhënave shkencore, diagrameve artistike dhe fotografive. Ndër theksat janë një model tre-dimensional i shtratit të detit dhe një rindërtim i mbetjeve të një anijeje prej druri osmane, të zbuluar në një thellësi prej 300 metrash. Mund të shihen edhe mostra shkëmbinjsh, shkatërrimi i të cilave lidhet me formimin e rërës përgjatë bregdetit bullgar.

Me ekspozitën në fjalë, Muzeu i Historisë Natyrore pranë Muzeut Rajonal të Historisë dërgon një mesazh për nevojën e ruajtjes së Detit të Zi, i cili është një nga më të cenueshmit në botë.

Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi festohet çdo vit me rastin e nënshkrimit në vitin 1996 të Konventës për Mbrojtjen e Detit të Zi nga Ndotja nga gjashtë shtetet bregdetare - Bullgaria, Rumania, Rusia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Turqia, raporton BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Bashkia e Burgasit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD