Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

Foto: Bashkia e Burgasit

“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së ekosistemit të Detit të Zi, njoftoi institucioni kulturor.

Ekspozita përfshin shtatë panele me fakte pak të njohura rreth detit dhe bregdetit, të paraqitura përmes të dhënave shkencore, diagrameve artistike dhe fotografive. Ndër theksat janë një model tre-dimensional i shtratit të detit dhe një rindërtim i mbetjeve të një anijeje prej druri osmane, të zbuluar në një thellësi prej 300 metrash. Mund të shihen edhe mostra shkëmbinjsh, shkatërrimi i të cilave lidhet me formimin e rërës përgjatë bregdetit bullgar.

Me ekspozitën në fjalë, Muzeu i Historisë Natyrore pranë Muzeut Rajonal të Historisë dërgon një mesazh për nevojën e ruajtjes së Detit të Zi, i cili është një nga më të cenueshmit në botë.

Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi festohet çdo vit me rastin e nënshkrimit në vitin 1996 të Konventës për Mbrojtjen e Detit të Zi nga Ndotja nga gjashtë shtetet bregdetare - Bullgaria, Rumania, Rusia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Turqia, raporton BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Bashkia e Burgasit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..

botuar më 25-11-21 11.35.PD