Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime të shijshme, që kanë kaluar në fermentim laktik-acid.

Variantet e turshisë janë dhjetëra, dhe çdo amvisë bullgare ka markën e vet të ruajtur. Më e rëndësishmja për të gjitha, megjithatë, është që perimet të kombinohen siç duhet dhe të mbeten krokante, të lëngshme dhe pak të tharta.
Më shumë për këtë meze tradicionale dimërore bullgare mund të mësoni nga materiali nga koleksioni i Radio Bullgarisë Turshitë dhe lakra arme në traditat e bullgarit .
Redaktoi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Elena Karkallanova, arkiv
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të..