Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të lindur”. Në krye të ekipit mjekësor është Dr. Georgi Nikollov, drejtues i një qendre mjekësore për mjekësi riprodhuese dhe një nga specialistët kryesorë në fushën e shëndetit riprodhues.
“Iniciativa e parë është në qytetin e Korçës. Ky është një rajon me shumë bullgarë”, shpjegoi ai për programin “Horizont” të BNR dhe shtoi se do të konsultohen çiftet përmes dokumenteve. “Në varësi të kushteve që do të na sigurohen, ndoshta do të ketë edhe kontrolle mjekësore”, shtoi Dr. Nikollov. Sipas tij, të gjitha shërbimet do të jenë pa pagesë për qytetarët shqiptarë që duan të përfitojnë nga ekipi bullgar. “Do ta kryejmë brenda një dite e gjysmë. Nëse gjërat shkojnë mirë, ndoshta do të krijojmë një skemë të rregullt për vizita në këtë rajon për të ofruar shërbime për çiftet me probleme riprodhuese”, përfundoi ai.
Rreth 15–16% e personave në moshë riprodhuese kanë probleme me shtatzëninë, dhe Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim, vuri në dukje Dr. Georgi Nikollov. Sipas tij, rruga që duhet të kalojnë këto çifte është mjaft e gjatë dhe shpesh stresuese, dhe kërkon shumë durim. Ai shtoi se pjesshëm mund të mbrohemi nga infertiliteti, por jo kundër të gjithë faktorëve modernë që mund të çojnë në të.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..