Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Foto: BTA

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të lindur”. Në krye të ekipit mjekësor është Dr. Georgi Nikollov, drejtues i një qendre mjekësore për mjekësi riprodhuese dhe një nga specialistët kryesorë në fushën e shëndetit riprodhues.

“Iniciativa e parë është në qytetin e Korçës. Ky është një rajon me shumë bullgarë”, shpjegoi ai për programin “Horizont” të BNR dhe shtoi se do të konsultohen çiftet përmes dokumenteve. “Në varësi të kushteve që do të na sigurohen, ndoshta do të ketë edhe kontrolle mjekësore”, shtoi Dr. Nikollov. Sipas tij, të gjitha shërbimet do të jenë pa pagesë për qytetarët shqiptarë që duan të përfitojnë nga ekipi bullgar. “Do ta kryejmë brenda një dite e gjysmë. Nëse gjërat shkojnë mirë, ndoshta do të krijojmë një skemë të rregullt për vizita në këtë rajon për të ofruar shërbime për çiftet me probleme riprodhuese”, përfundoi ai.

Rreth 15–16% e personave në moshë riprodhuese kanë probleme me shtatzëninë, dhe Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim, vuri në dukje Dr. Georgi Nikollov. Sipas tij, rruga që duhet të kalojnë këto çifte është mjaft e gjatë dhe shpesh stresuese, dhe kërkon shumë durim. Ai shtoi se pjesshëm mund të mbrohemi nga infertiliteti, por jo kundër të gjithë faktorëve modernë që mund të çojnë në të. 

Lexoni më shumë mbi temën në publikimin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD
Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD