Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Foto: eurochicago.com

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në vitin 1838, pas rreth pesë vjetësh ndërtim, u shenjtërua kisha me tre altarë. Në ndërtimin e saj u përfshi puna vullnetare e 10 000 të ardhurve nga trojet bullgare. Me këtë festë u jepet nderimi i merituar bullgarëve besarabë që morën pjesë në luftën për ringjalljen kombëtare dhe kulturore të popullit bullgar dhe në ndërtimin e Bullgarisë së re pas Çlirimit.

Por, përveç në atdheun tonë, shumë bullgarë besarabë mbetën pjesë e historisë së rajonit historiko-gjeografik që përfshin territore të Moldavisë dhe Ukrainës së sotme. Pikërisht kontributin e tyre në ruajtjen e jetës kishtare në Besarabi e trajton në librin e tij të ri studiues i gjuhës dhe historisë bullgare, doktor i shkencave historike Ivan Duminika. Botimi “Jeta kishtare e bullgarëve në Besarabi (1812–1918)” plotëson një boshllëk të rëndësishëm në informacionin për këtë komunitet, pasi deri më sot mungonte një studim i veçantë për historinë e bullgarëve që u vendosën atje në periudhën kur ky territor ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe nën juridiksionin kanonik të Kishës Ortodokse Ruse. Për më tepër, për arsye ideologjike të lidhura me politikën e ateizmit në Bashkimin Sovjetik, çështja e jetës kishtare dhe e shërbesave në komunitetet bullgare ishte e ndaluar për studiuesit. Përparësi u jepej temave që kishin të bënin me gjendjen shoqërore dhe ekonomike të të ardhurve.

Ivan Duminika

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, dr. Ivan Duminika rrëfen se kujtimet e tij të para, të lidhura me kishën, janë nga shërbesat e Pashkëve, ku ai merrte pjesë rregullisht bashkë me prindërit e tij në kishën “Shën Parashqevi” në qytetin e tij të lindjes, Tvërdica në Moldavi — një kishë që nuk është mbyllur asnjëherë që nga ndërtimi i saj në vitin 1842. Që kur ishte fëmijë, ai i bënte vetes pyetje të ndryshme për historinë e tempullit: si dhe pse bullgarët e ardhur vendosën ta ndërtonin këtë kishë? A patën vështirësi? Përgjigjet për këto pyetje ai i gjeti vite më vonë, duke i vënë vetes qëllimin të shkruante një disertacion kushtuar jetës shpirtërore të bullgarëve në Besarabi.

"Në të ai trajton jetën shpirtërore të priftërinjve, kishën, pelegrinazhet në vendet e shenjta, sakramentet dhe ritet fetare, si dhe ortodoksinë popullore, atë që ne e quajmë zakone pagane që kanë mbijetuar në forma të ndryshme deri më sot. Gjithashtu shqyrtoj historinë e familjeve priftërore si Vllajkovi, Berovi dhe Kazanakli, lëvizjen e shërbyesve kishtarë që fillojnë të mbajnë biseda arsimore dhe predikime, duke ndjekur rrugën e shenjtorëve si Paisij Hilendarski dhe Sofronij Vraçanski, por këtu, në Besarabi."

Duke bërë studimin, Ivan nuk gjen të dhëna për priftërinj në të kaluarën e familjes së tij, por pranon se familja e tij është shumë fetare:

“Në familjen tonë, gruaja e xhaxhait tim shërbente në kishë, dhe kemi edhe të afërm që këndojnë në korin kishtar. Megjithatë, kjo i përket kohës së sotme. Në të kaluarën e familjes, si nga ana e nënës ashtu edhe nga ana e babait, nuk gjej të dhëna për të tilla.”

E pyetëm doktorin Duminika nëse ekzistojnë rituale kishtare që ndryshojnë te bullgarët besarabë krahasuar me ata në vendin tonë.

"Kur bullgarët u vendosën në Besarabi, ata hynë në gjirin e Kishës Ortodokse Ruse të asaj kohe, dhe kjo la gjurmën e vet mbi shërbimin kishtar. Ka dallime të lidhura me datat (stili i ri dhe stili i vjetër) kur festohen ditët e ndryshme të shenjta. Suhinden, dita kur bullgarët besarabë nderojnë të afërmit e tyre të vdekur, nuk është e njohur në Bullgari. Ata nuk e respektojnë të vdekurit e tyre siç në Bullgari tri herë në vit në Ditën e Shpirtrave , por Ditën e Hënës së Ndritëshme, e para pas Pashkëve.”

Më shumë detaje për traditat dhe zakonet që shoqërojnë besimtarët mund t’i gjeni në tirazhin e kufizuar të librit, i cili është i disponueshëm për porosi përmes faqes në Facebook të Shoqatës Kulturore dhe Arsimore për Marrëdhënie me Bullgarët Besarabë dhe Tavrianë “Rodoljubec”.

Më shumë për bullgarët e Besarabisë mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: eurochicago.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..

botuar më 25-07-13 7.30.PD

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD

Si u shpëtua “Sllava” nga harresa – historia e nëndetëses së fundit bullgare

Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..

botuar më 25-06-06 7.30.PD