Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Pikturave për Fëmijë Pacientë (IFPPP), njoftuan nga Shkolla “Kolorit” për agjencinë BTA.
Vizatimi i mrekullueshëm i Magdalenës, me titull “Shërim me dashuri”, u përzgjodh mes mbi 600 veprave të fëmijëve nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë veprimtari. Konkursi organizohet nga Grupi Ndërkombëtar për Shëndet dhe Art (HEART) në Iran, që bashkon mjekë pediatër nga mbarë bota me qëllimin e vetëm për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin mendor të fëmijëve të sëmurë kudo në botë.
Vizatimi i Magdalenës është përfshirë në një ekspozitë ndërkombëtare me 40 vepra fëmijësh nga konkursi dhe do të ekspozohet në vende dhe kontinente të ndryshme, në klinika dhe reparte pediatrike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla e Artit “Kolorit”
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...