Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Pikturave për Fëmijë Pacientë (IFPPP), njoftuan nga Shkolla “Kolorit” për agjencinë BTA.
Vizatimi i mrekullueshëm i Magdalenës, me titull “Shërim me dashuri”, u përzgjodh mes mbi 600 veprave të fëmijëve nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë veprimtari. Konkursi organizohet nga Grupi Ndërkombëtar për Shëndet dhe Art (HEART) në Iran, që bashkon mjekë pediatër nga mbarë bota me qëllimin e vetëm për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin mendor të fëmijëve të sëmurë kudo në botë.
Vizatimi i Magdalenës është përfshirë në një ekspozitë ndërkombëtare me 40 vepra fëmijësh nga konkursi dhe do të ekspozohet në vende dhe kontinente të ndryshme, në klinika dhe reparte pediatrike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla e Artit “Kolorit”
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...