Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike.Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë.Këtë e komentoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në lidhje me veprimet e agjencisë në “Lukoil”.“Ne do të sigurojmë respektimin e sanksioneve dhe qëllimin e tyre kryesor - që asnjë cent të mos shkojë për luftën në Ukrainë”, tha Zheljazkov.Ai theksoi se që nga dita e parë e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë më të madhe private ruse të naftës, mbahet një kontakt i vazhdueshëm me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit.Lidhur me ligjin për vendosjen nga shteti të një menaxheri të posaçëm në rafinerinë e naftës në Burgas, Zheljazkov premtoi se emrat që janë në diskutim për menaxherin ose menaxherët do të shpallen.Kryeministri ishte kategorik se sasitë e karburantit për vendin janë të garantuara.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bgDemokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..