Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa për naftë mbi 50 ditë. Në rast krize, karburantet nga rezervat mund të shpërndahen pa komponent bio, për t’u arritur më shpejt tregut. Çmimi për konsumatorin përfundimtar do të jetë si ai i tregut, për të shmangur tronditje dhe spekulime, shtoi Asenov.
Rreth 50% e rezervave ndodhen në territorin e vendit – në bazat e agjencisë dhe në magazina të mëdha të licencuara. Sipas ligjit, pjesë e rezervave të kompanive duhet të ruhen edhe jashtë vendit: Itali, Holandë, Hungari, Sllovaki, Greqi, Rumani, shtoi ai.
Rafineria në Burgas nuk do të ndalojë punën, por edhe në rast se ndalon ose redukton kapacitetin e saj, ekzistojnë variante të përgatitura që nafta të përpunohet në produktet përfundimtare të naftës – dizel dhe benzinë, shpjegoi Asenov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..