Vallja bullgare është një magji, një rreth i mrekullueshëm që të mbush me energjinë e papërsëritshme të shpirtit tonë bullgar, traditave, identitetit – rrëfen gazetarja Milena Millotinova, e cila së fundmi prezantoi filmin e saj të ri dokumentar "Magjia e valles bullgare". Ajo e xhiroi atë gjatë dy ngjarjeve të mëdha bullgare jashtë vendit – “Festa e shkronjave” në Milano dhe edicioni i 10-të i tubimit udhëtues “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër” në Lion këtë vit. Ky nuk është projekti i parë në të cilin autorja paraqet bashkatdhetarët tanë në botë si protagonistë kryesorë.Me rastin e 30-vjetorit të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, vitin e kaluar, Milena Millotinova prezantoi filmin "Zemra e Bullgarisë tjetër", prandaj edhe biseda nis me ngjashmëritë dhe dallimet mes dy projekteve.

“Të dy filmat tregojnë për atë që bëjnë bullgarët në mbarë botën për ruajtjen e kulturës, traditave dhe folklorit tonë. Në filmin e parë flasim edhe për shkollat tona të së dielës, të cilat e mbajnë gjallë rrënjën, shpirtin dhe gjuhën bullgare tek fëmijët. Në të ngritëm edhe çështjen që, në atë kohë, grupet tona folklorike jashtë vendit ende nuk merrnin mbështetjen që ata e prisnin nga Bullgaria. Pikërisht për këtë ata krijuan edhe shoqatën e tyre, që t’i përfaqësonte para institucioneve bullgare. Filmi i tanishëm, megjithatë, është shumë më ndryshe. Ai i kushtohet folklorit bullgar, asaj se si tradita jonë folklorike magjeps madje edhe të huajt. Personazhet në dokumentar tregojnë se në disa vende, grupet e para këngëtare dhe valltare u krijuan pikërisht nga të huaj.”

Prandaj nuk është rastësi që mes pjesëmarrësve ka edhe të huaj, të cilët tashmë e kanë lidhur jetën e tyre me Bullgarinë.
“Vetë atmosfera që shoqëron provat e grupeve folklorike dhe daljen e tyre në skenë për shfaqje është diçka shumë ngazëlluese dhe e mbushur me shumë emocione pozitive.Një ritëm të pushton plotësisht dhe të bën të nisësh hapat e vallëzimit. Disa nga të huajt kërcejnë mjaft mirë dhe unë nuk arrita t’i dalloj; i zgjodha si bashkëbisedues vetëm nga fytyrat e tyre.”

Ritmi, energjia dhe aftësia për të krijuar komunitet janë ato cilësi të folklorit që e bëjnë atë jashtëzakonisht të përshtatshëm për të bashkuar bullgarët jashtë vendit, por edhe për të tërhequr të huaj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në botën e sotme, në të cilën individualizmi është mjaft i fortë.
“Në plan historik, folklori e ka ruajtur identitetin tonë, ashtu siç e kanë bërë edhe shkrimi ynë – alfabeti cirilik – dhe gjuha jonë. Mbi bazë të këtyretraditave letrare dhe kulturore u formua folklori ynë, prandaj ato janë kaq ngushtësisht të ndërthurura. Kështu, kur organizojnë “Festën e shkronjave” në Milano, pjesëmarrësit dalin jo vetëm me shkronja gjigante me të cilat defilojnë nëpër rrugë, por janë të veshur edhe me kostume tradicionale, kërcejnë valle dhe këndojnë këngë popullore” – rrëfen Milena Millotinova për Radio Bullgarinë.

Para xhirimit të filmit, ajo dhe ekipi i saj bënë një hulumtim të posaçëm dhe janë jashtëzakonisht mirënjohës për ftesën që të jenë pjesë e takimit të Shoqatës së Ansambleve Folklorike në Lion, ku mikpritës ishte ansambli “Nga burimi” dhe Anita Ekenova – frymëzuesja e tubimit folklorik udhëtues “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër”, e cila me të drejtë u vlerësua me çmimin e Agjencisë së Bullgarëve Jashtë Shtetit “Bullgarja e vitit”.

“Këtë vit ajo bëri diçka unike. 107 ansamble folklorike bullgare nga jashtë vendit erdhën në Lion. Në sheshin “Tero” (Place des Terreaux – që ndodhet në lagjen historike Preskil) kishte rreth 4000 bullgarë, përveç kësaj edhe të huaj. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme dhenuk kam qenë në ndonjë tjetër që të më ketë mbushur kaq shumë me energji. Xhiruam shumë material, por nuk ishte e mundur që të përfshiheshin të gjitha në formatin televiziv prej 52 minutash. Jam shumë e lumtur që vitin e kaluar Fondi Kombëtar për Kulturën shpalli procedurën e aplikimit dhe projekti ynë ishte një nga ata që mori financimin për realizim.”
Pas premierës në vendin tonë para disa ditësh, Milena Milotinova mori shumë ftesa për të shfaqur filmin mes komuniteteve bullgare në qytete të ndryshme evropiane, të cilat gjithashtu duan të ndiejnë magjinë e valles bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bulgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, ABJSH, sabornamegdana.com
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..
Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..