Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Sinoptikët parashikojnë shira vetëm në disa zona malore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi, ndërsa në 16 rajone shpallin kod të verdhë për erë të fortë

Foto: BTA

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të qetësohet përkohësisht dhe atje paradite do të mbajë mot me mjegull apo me vranësira të ulëta shtresore. Në Bullgarinë Jugore dhe Lindore do të fryjë erë mesatare nga jugu–jugperëndimi, ndërsa në rajonet juglindore dhe në veri të maleve erë e fortë me shpërthime të fuqishme. Temperaturat maksimale në Bullgarinë e Veriut do të jenë nga 10 deri në 15°, në Bullgarinë e Jugut deri në 20-22°, ndërsa në kryeqytet rreth 18°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu kryesisht në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpërthime nga jugperëndimi, sidomos përgjatë bregdetit jugor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15-16°. Temperatura e ujit të detit është 15-16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3–4 ballë.

Në male moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më të konsiderueshme në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në rajonet qendrore e lindore të malit Stara Pllanina. Mbi 2000–2200 metra shiu do të kalojë në borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë, ndërsa në majat e larta dhe zonat e hapura – erë shumë e fortë dhe e furishme nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 m rreth 6°.

Të premten moti mbetet i ndryshueshëm. Temperaturat do të jenë në intervale të gjera: minimalet nga 6–7° në rajonet veriperëndimore deri në 15–16° në ato juglindore, ndërsa maksimalet nga 10–12° në disa zona të Bullgarisë Perëndimore deri në 20–22° në Bullgarinë Lindore. Do të ketë shpërndarje dhe ulje më të dukshme të vranësirave. Reshjet do të jenë më të pakta si sasi dhe në më pak zona, kryesisht në pjesën perëndimore të maleve Rilla dhe Rodopet.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...

botuar më 25-11-19 9.26.PD

"Bansko Film Fest" bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..

botuar më 25-11-19 4.45.PD

Parashikimi i motit për 19 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..

botuar më 25-11-18 7.35.MD