Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur vdiqën katër persona. Sipas Genov, janë inspektuar 52 seksione lumore në bregdetin e Detit të Zi - 36 në Jug dhe 16 në Veri. Në 14, përçueshmëria është e dëmtuar, 7 janë të mbuluara dhe në 9 ka ndërtime, raportoi gazetarja Mira Stefanova. "Rreth 27% e seksioneve të inspektuara kanë shkelje të vërteta. Problemi më i madh është në territoret e urbanizuara të "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec, Carevo, "Sllënçev Brjag" dhe Varna. Zonat e mbrojtura, si Ropotamo, Vaja, Ahelloj, lumi Veleka, "Karaagaç" janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë". Inspektimet kanë vërtetuar përçueshmëri të reduktuar të rrjedhave të ujit në "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec dhe Carevo. Genov theksoi shkaqet e përmbytjeve në Bregun Jugor të Detit të Zi: "Para së gjithash këto janë faktorë meteorologjikë dhe gjeografikë. Gjithashtu, ndërtimi i tepërt. Një nga faktorët është mbulimi i shtretërve të lumenjve."

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD