Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të cilët shkruajnë detyrat e shtëpisë dhe mësojnë mësimet me ndihmën e një asistenti dixhital. Fëmijët e shohin AI-n jo si një kërcënim, por më shumë si partner, dhe 94% e kësaj gjenerate e konsideron inteligjencën artificiale si mjet që përmirëson të nxënit. Për këtë flasin të dhënat nga një studim kombëtar përfaqësues, i kryer në prill të vitit 2025 nga një nga institucionet kryesore në vend për industrinë kreative në arsim. Studimi përfshin nxënës, prindër dhe mësues dhe synon të hulumtojë qëndrimet ndaj përdorimit të AI në shkollë, si dhe ndikimin e tij mbi profesionet e së ardhmes.

Pothuajse 70% e prindërve dhe pedagogëve mendojnë se integrimi i inteligjencës artificiale do të përmirësojë cilësinë e procesit mësimor. Të dhënat konfirmojnë se teknologjitë e reja jo vetëm ndryshojnë mënyrën e të nxënit, por hapin dyer për kreativitet mes fëmijëve dhe për zhvillim më të mirë profesional. Këtë mendim e ndan edhe pedagogu në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendarski”, Borisllav Mihajllov. Ai thotë për veten se është mes entuziastëve në fushën e inteligjencës artificiale, eksperimenton vazhdimisht me zbatimin e saj në praktikë dhe aktualisht mban disiplinën “inteligjenca artificiale në fazën fillore të arsimit”. Përveç kësaj, z. Mihajllov jep mësim edhe në Shkollën Kombëtare të Arteve Muzikore dhe Vallëzimit /NUMTI/ “Dobrin Petkov” në Plovdiv, dhe gjithashtu merr pjesë në një sërë seminarësh tematikë kushtuar inteligjencës artificiale dhe përdorimit të saj në shkollat tona në vend, por edhe në punën e shkollave bullgare të së dielës në botë:




Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, freepik.com
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..