Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

AI mund të heqë barrën administrative në punën e mësuesit, thotë Borisllav Mihajllov nga Universiteti i Plovdivit

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të cilët shkruajnë detyrat e shtëpisë dhe mësojnë mësimet me ndihmën e një asistenti dixhital. Fëmijët e shohin AI-n jo si një kërcënim, por më shumë si partner, dhe 94% e kësaj gjenerate e konsideron inteligjencën artificiale si mjet që përmirëson të nxënit. Për këtë flasin të dhënat nga një studim kombëtar përfaqësues, i kryer në prill të vitit 2025 nga një nga institucionet kryesore në vend për industrinë kreative në arsim. Studimi përfshin nxënës, prindër dhe mësues dhe synon të hulumtojë qëndrimet ndaj përdorimit të AI në shkollë, si dhe ndikimin e tij mbi profesionet e së ardhmes.

Pothuajse 70% e prindërve dhe pedagogëve mendojnë se integrimi i inteligjencës artificiale do të përmirësojë cilësinë e procesit mësimor. Të dhënat konfirmojnë se teknologjitë e reja jo vetëm ndryshojnë mënyrën e të nxënit, por hapin dyer për kreativitet mes fëmijëve dhe për zhvillim më të mirë profesional. Këtë mendim e ndan edhe pedagogu në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendarski”, Borisllav Mihajllov. Ai thotë për veten se është mes entuziastëve në fushën e inteligjencës artificiale, eksperimenton vazhdimisht me zbatimin e saj në praktikë dhe aktualisht mban disiplinën “inteligjenca artificiale në fazën fillore të arsimit”. Përveç kësaj, z. Mihajllov jep mësim edhe në Shkollën Kombëtare të Arteve Muzikore dhe Vallëzimit /NUMTI/ “Dobrin Petkov” në Plovdiv, dhe gjithashtu merr pjesë në një sërë seminarësh tematikë kushtuar inteligjencës artificiale dhe përdorimit të saj në shkollat tona në vend, por edhe në punën e shkollave bullgare të së dielës në botë:

“Po, inteligjenca artificiale në Bullgari lëviz me ritme shumë të shpejta, tashmë zbatohet pothuajse kudo në shkollë. Çështja është se duhet të krijohet një model, sipas të cilit pedagogët të mund ta përfshijnë më efektivisht në punën e tyre dhe të krijohen praktika natyrshëm funksionale, të cilat ne mund t’i shohim dhe t’i përdorim — përmbledh Borisllav Mihajllov dhe e drejton vëmendjen tonë te nevoja për një fushatë, ku të zhvillohen modele të bazuara në përvojën bullgare në arsim. — Por këtu ekziston një pyetje shumë e rëndësishme, se me kalimin e kohës në shkollën bullgare barra administrative është bërë tepër e lartë.



Inteligjenca artificiale do të mund t’u ndihmonte pedagogëve të përqendrohen te mësimdhënia — gjëja për të cilën jemi në shkollë, që e pëlqejmë dhe e duam. Inteligjenca artificiale na jep mundësi nga njëra anë të ulim barrën administrative, nga ana tjetër të thyejmë stilin tonë pedagogjik të ndërtuar ndër vite. Tani mund të shohim dhe të eksperimentojmë me modele të reja, të cilat shpesh rezultojnë edhe më të suksesshme. Dhe të mos harrojmë se jetojmë me fëmijë dixhitalë. E pamundur është të mos ndryshojmë ne si njerëz, por edhe sistemi ynë arsimor, për shkak të tyre.”

Borisllav Mihajllov kujton se Bullgaria gjithmonë ka qenë e njohur për specialistët e saj kompjuterikë. Bullgari, edhe pas shekujsh nën shtypje, arrin të zgjohet dhe të kërkojë të renë, të arrijë shpejt shtetet më të përparuara dhe më moderne të botës. “Pavarësisht nga ndryshimet politike, në çdo periudhë kemi pasur mendje progresive dhe kemi qenë mes udhëheqësve me arritje kulturore dhe shkencore-teknike” — thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe propozon të shohim tekstin shkollor për kursin gjimnazist, shkruar në vitin e largët 1987, ku edhe atëherë flitet për inteligjencën artificiale.



Kur një teknologji është e mirë, ajo është e pranishme në përditshmërinë tonë në mënyrë të padukshme, dhe kjo vlen plotësisht edhe për AI:

“Në themel të gjithçkaje qëndron roli i pedagogut — ai është udhëheqësi në orët mësimore. Po, mund të përdorim inteligjencën artificiale për të bërë njoftime video argëtuese, njoftime audio, të cilat të jenë të lidhura me kuptimet aktuale të fëmijëve. Të përfshijmë lojëra mësimore që të përdoren. T’i bëjmë në masë të madhe mësimet të personalizuara, gjë që tashmë na ofrohet si mundësi praktike me ndihmën e inteligjencës artificiale. Por në themel të procesit qëndron qasja krijuese e pedagogut — hijeshia e mësuesit dhe lektorit të mirë nuk do të humbasë as pas dekadash. Ajo madje mund të forcohet jashtëzakonisht shumë me ndihmën e inteligjencës artificiale. 



Në fakt, kontakti me të rinjtë si dije gjithmonë të mban i ri dhe të nxit të kërkosh këto gjëra të reja. Aktualisht dëgjohen fjalë mjaft të rënda për gjeneratat e sotme, por unë do të citoj një statistikë — çdo gjeneratë pasuese është më e zgjuar se paraardhëset e saj. Dhe kjo është diçka që me siguri mund ta pohoj — nxënësit që shoh në shkollë janë mjaft më përpara me teknologjitë sesa, për shembull, gjenerata ime. Thjesht është e nevojshme t’u jepet më shumë mundësi të rinjve dhe përfshirje më e hershme e tyre në proceset shoqërore, pasi aktualisht ata 16–17-vjeçarë janë shumë më të pjekur edhe mendërisht, edhe intelektualisht, edhe shoqërisht, sesa gjeneratat para tyre.”



Dhe më shumë nga statistikat, me të cilat nisëm në fillim. Ndryshe nga fëmijët, të rriturit ende nuk janë mësuar të përdorin inteligjencën artificiale në praktikën e tyre. Megjithëse teknologjia inteligjente po vërtetohet si mjet i rëndësishëm edhe për pedagogët — mbi gjysmën e mësuesve tek ne tashmë kanë përshtatur përmbajtjen dhe metodat e tyre të mësimdhënies me rolin e inteligjencës artificiale. Megjithatë, çdo i katërti mësues tek ne ndan se ende nuk e përdor AI-n në përgatitjen e mësimeve të tij. Por dëshira nuk mungon, shumica e pedagogëve nuk i frikësohen teknologjive dhe planifikojnë të përfitojnë nga ndihma e super-inteligjencës për punën e tyre në shkollë.

Shihni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, freepik.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD