Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa prodhime të tjera të huaja.
"Jam shumë i lumtur, sepse është shumë e rrallë që një film i animuar të fitojë çmimin e madh në një festival ku konkurrojnë filma të të gjitha zhanreve", shkroi Ushev. Animatori vëren se është veçanërisht i lumtur që çmimi jepet nga një juri e kryesuar nga regjisori i famshëm ukrainas Sergei Loznitsa.
Filmi është bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Viktor Erofeev ("Jeta me një idiot"). Ai tregon historinë e Vladimirit, i akuzuar nga autoritetet se nuk punon mjaftueshëm, i cili detyrohet të jetojë me një idiot si ndëshkim. Idioti mund të thotë vetëm një gjë: "ooh".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Theodore Ushev
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës...