Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Foto: Facebook /Svetllana Karaxhova

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit. Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati tre shekujsh, të cilët deri më sot ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre. Tani ata do të kenë mundësinë të mësojnë bullgarishten bashkëkohore letrare në një mjedis akademik – në lektoratin e sapohapur të gjuhës bullgare në Universitetin e Evropës Jugperëndimore në Timishoarë.

Leksionet filluan zyrtarisht më 24 nëntor. Edhe pse iniciativa ekziston që nga viti 2019, deri tani ajo nuk u realizua plotësisht për shkak të një sërë rrethanash. Megjithatë, gjatë muajit të fundit interesi u rrit ndjeshëm dhe lektorati filloi të tërheqë një numër mbresëlënës të të interesuarve. Arsyeja është se në krye qëndron Dr. Svetllana Karaxhova, e cila gëzon një autoritet të lartë në komunitetin vendas. Ajo vetë ka rrënjë të thella banatase dhe është kryetare e Shoqatës së Bullgarëve të Banatit në Bullgari.

Çfarë do të studiojnë të regjistruarit në lektoratin e ri?

Dr. Svetllana Karaxhova

“Ata do të mësojnë gjuhën bashkëkohore letrare, gjithashtu do të studiojnë kulturën, letërsinë, qytetërimin dhe gjithçka që lidhet me hapësirën kulturore të bullgarëve, pra jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën e përgjithshme të Bullgarisë – thotë dr. Karaxhova para Radio Bullgarisë. – Në përgjithësi, komuniteti vendas bullgar e njeh bullgarishten e Banatit, ose dialektin palken – një formë e vjetër e gjuhës, e ruajtur prej 300 vjetësh. Për ta, kalimi drejt bullgarishtes bashkëkohore letrare nuk do të jetë i vështirë, sidomos për ata që tashmë kishin kontakt me gjuhën tonë letrare në shkollën bullgare në qytetin Star Beshenov. Pritet që ata të përparojnë shpejt dhe të jenë në gjendje të përdorin lirshëm të dy variantet e gjuhës.”

Në Timishoara prej shekujsh bashkëjetojnë etni të ndryshme – një trashëgimi nga koha e Perandorisë Habsburge dhe asaj Austro-Hungareze. Qyteti iu bashkua relativisht vonë shtetit rumun dhe ruan një pamje tipike austro-hungareze, me institucione kulturore gjermane, hungareze dhe serbe. Komuniteti bullgar ka lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e qytetit. Për shembull, kryebashkiaku më i njohur, Karoll Telbis kishte origjinë bullgare dhe e drejtonte qytetin për gati 30 vjet. Për të kujton edhe një monument në Timishoara, siç mësojmë nga dr. Karaxhova.

Karoll Telbis

“Kam dëshirë që, përmes këtij kursi të gjuhës bullgare dhe përmes komunikimit më intensiv me Bullgarinë, më shumë ngjarje kulturore me pjesëmarrje bullgare të jenë të pranishme në këtë qytet multietnik. Sepse ky është një qytet ku ka teatër gjerman, teatër serb, natyrisht edhe teatër rumun dhe shkolla të tyre. Këtu është e pranishme kultura e disa popujve. Bullgaria mund të organizojë më shpesh aktivitete ose të marrë pjesë në projekte në Timishoara. Në qytet ekziston një traditë me Festivalin Veror  “Sërcata” (Zemrat), ku tashmë disa ansamble folklorike bullgare kanë marrë pjesë. Më shumë nisma do të forconin praninë e kulturës bullgare dhe vetëbesimin e komunitetit vendas.”

Si qendra kryesore e rajonit të Banatit, Timishoara tërheq elitën intelektuale të çdo komuniteti, dhe bullgarët vendas janë aktivë në të gjitha fushat – mes tyre ka mjekë, kirurgë, avokatë, drejtorë bankash, mësues dhe inxhinierë. Kjo prani e rëndësishme krijon një bazë për zhvillimin e një sërë iniciativash arsimore, siç është edhe lektorati i gjuhës bullgare në Universitetin Jugperëndimor.

“Jeta këtu është shumë dinamike. Thjesht, unë vërtet nuk kam as një sekondë kohë të lirë, sepse njerëzit janë të etur për komunikim, të etur të flasin bullgarisht, të etur për një prani aktive kulturore. Dhe të gjitha këto gjëra që organizojmë, që planifikojmë – e gjithë kjo veprimtari kulturore lidhet me gjuhën, pra një jetë kulturore më e pasur nënkupton zhvillimin e një gjuhe më të pasur. Këtë mund t’ia urojmë të ndodhë edhe me komunitetin vendas bullgar” – theksoi në përfundim dr. Svetllana Karaxhova.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Svetllana Karaxhova, Facebook /Universitatea de Vest din Timișoara, opiniatimisoarei.ro




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD
Festa Monstruoze 2023

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..

botuar më 25-10-31 5.10.PD

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD