Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministër Rosen Plevneliev: “Në Evropën Juglindore pritet një bum i bashkëpunimit transkufitar”

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Tobias Baumann nga Asociacioni i Dhomave industrialo-tregtare gjermane, ministri i zhvillimit regjional dhe i urbanizimit Rosen Plevneliev, Zanaida Zllatanova – kryetarja e delegacionit të KE-së në Sofje dhe Hellge Tolksdorf nga Ministria gjermane e ekonomisë dhe teknologjive gjatë kohës së konferencës.
Foto: Tanja Harizanova
“Në Evropën Juglindore pritet një bum i bashkëpunimit transkufitar.” Këtë e tha ministri i zhvillimit regjional dhe i urbanizimit Rosen Plevneliev në hapjen e Konferencës, kushtuar infrastrukturës në Evropën Juglindore dhe bashkëpunimit midis ndërmarrjeve të vogla e të mesme në regjion. Në të morën pjesë përfaqësues të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Gjermanisë, Qipros, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë.

Për herë të parë në fokusin e vëmendjes ishin vënë bashkëpunimi transkufitar dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në programet evropiane të zhvillimit regjional. Kjo temë është e rëndësishme për Bullgarinë, e cila ka ambicien të luajë rolin kryesor në kooperimin transkufitar. Bullgaria do të kërkojë bashkëpunim në fushat kryesore të ekonomisë siç janë nxitja e biznesit, turizmi, tregtia, rrjetet e informacionit dhe të komunikacionit, stimulimi i tregjeve të punës. Nëpërmjet bashkimeve të tij biznesi i vogël dhe ai i mesëm mundet dhe duhet aktivisht të marrë pjesë në absorbimin e mjeteve nga fondet evropiane. Dhoma industrialo-tregtare bullgare, organizatore e aktivitetit prej kohe punon në drejtimin qe Evropa Juglindore të krijojë kushte të mira për investime dhe biznes.

“Sepse shumë vende të Evropës Juglindore u bënë pjesë e Bashkimit Evropian dhe janë të interesuara për përmirësimin e kushteve të biznesit qe të mund të përhapim stabilitetin edhe në rajonet më të afërta pranë nesh siç janë Ballkani Perëndimor dhe Regjioni i Detit të Zi. Kurse kjo nuk mund të bëhet pa infrastrukturën e mirë – tha në kohën e konferencës kryetari i Dhomës industrialo-tregtare bullgare Cvetan Simeonov. – Momenti i dytë i rëndësishëm, i cili kërkon shqyrtimin e këtyre çështjeve është se interesat e shteteve të veçanta janë të ndryshme. Dhe ne do të dëshironim qe ndërtimi i infrastrukturës të jetë i balancuar qe të merren parasysh të gjitha interesat. Për Bullgarinë është e rëndësishme të aktivizojë kontaktet e saj nëpërmjet porteve të Detit të Zi, të zgjerohet infrastruktura përmes Stambollit qe të mund Evropa të lidhet me lehtë me Lindjen e Mesme dhe të ndërtohet Korridori Veri-Jug. Kur shqyrtojmë infrastrukturën, duhet të diskutohen dhe çështjet e sigurisë energjetike. Bullgaria është një prej vendeve më të interesuara në këtë drejtim.”

“Një burim i fuqishëm i zhvillimit të ekonomive janë fondet evropiane që i janë dhënë në dispozicion vendeve të regjionit” – theksoi Helge Tolksdorf nga Ministria gjermane e ekonomisë dhe teknologjive, e cila e vuri aksentin mbi domosdoshmërinë e tërheqjes së investimeve të huaja. Sipas fjalëve të Tobias Baumann nga Asociacioni i Dhomave industrialo-tregtare gjermane, përmirësimi i infrastrukturës është një masë e rëndësishme kundër krizës për Evropën Juglindore. “Këto projekte janë të nevojshme edhe për tërë Evropën” – theksoi ai:

“E ardhmja i përket Evropës Juglindore! – ishte kategorik ministër Plevneliev. – Në qoftë se përpara disa viteve këtu kishte tensione dhe luftëra, tani na paraprin një bum i bashkëpunimit, i ndërtimit të autostradave dhe i miqësisë. Në radius 500 kilometra rreth Sofjes jetojnë mbi 50 milionë banorë të Evropës Juglindore, që janë një treg interesant, para se gjithash për shkak të së ardhmes qe i paraprin atij – e ardhmja e një zhvillimi të shpejt dhe cilësor” - theksoi ministër Rosen Plevneliev.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD