Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotogjuetia e arinjve

Duke ndjekur gjurmët e ariut të murrmë
Foto: Rumjana Cvetkova
Shpirt aventuresk, dashuri ndaj natyrës së virgjër, pak durim dhe një fotoaparat i mirë – këto janë pajisjet e nevojshme qe të përfshiheni në fotogjuetinë e bishës më të madhe në territorin e Bullgarisë – ariut të murrmë.

Ndër zonat kryesore të populluara prej tij janë rajonet perëndimore të malit Rodopi në pjesën më jugore të vendit pranë kufirit me Greqinë. Pavarësisht nga forca e tij e madhe ariu preferon jetën në vetmi, duke i shmangur me kujdes njerëzit dhe arinjtë e tjerë. Prandaj duhet të keni dhe pak kësmet qe të shihni siluetën e tij në pyllin e dendur. Ariu i murrmë ushqehet me fruta mali, insekte dhe në raste të rralla gjitarë të vegjël. Gjithnjë e më shpesh turistë nga Anglia, Franca dhe Danimarka, që kanë mbërritur në Bullgari për të vëzhguar specie të rralla shpendësh të mbrojtur, përfshihen në ekskursionet e mbrëmjes me shpresën se mund të shohin ariun e murrmë në mjedisin e tij të natyrshëm. Vëzhgimet bëhen në disa prita të ndërtuara e të siguruara posaçërisht. Ato janë krijuar nga Shoqata e gjuetisë në qytetin Devin në bazën e një projekti të mbështetur nga Fondi global ekologjik. Aventura e paharrueshme fillon me fuoristrada nëpër rrugët malore, pastaj vjen një marshim nëpër shtigjeve që çojnë në njërën prej pritave në rajonet ku qarkullojnë arinjtë.

“Pritat kanë gjatësi 6 metra dhe gjerësi 2 metra – shpjegon Vladimir Pejkov, specialist i gjahut dhe i peshkimit pranë Shoqatës së gjuetisë në Devin. – Janë hapur në tokë dhe të izoluara nga zhurma. Brenda tyre ka shtretër prej dërrase dhe ndenjëse, sepse nga ndonjë herë duhet të presim gjatë për të parë ariun. Përveç ariut të murrmë nga këto prita mund të shihen dhe kafshë të tjerë të egër, siç janë sorkadhët, kaprojtë, ujqit, dhelprat, derrat e egër. Organizojmë gjithashtu marshime me këmbë nëpër itinerare të ndryshme në varësi nga dëshira e turistëve – për të parë kafshë të tjerë të egër.”
Marshimet me këmbë vazhdojnë 2-4 orë dhe përveç kafshëve të egër mund të shihen dhe shumë shpendë mali. Ndër atraksionet turistike është dhe vizita në “Shpellën e arushës”.

“Ajo gjendet afro 30 km. larg qytetit Devin dhe është një shpellë e thatë me gjatësi afro 100 metra dhe lartësi 5 metra – thotë Vladimir Pejkov. - Në fillim ka një sallë të madhe pastaj shpella po ngushtohet. Në të kaluarën ajo ka qenë shtëpi e ariut të shpellave. Shkencëtarët kanë hulumtuar shpellën dhe kanë zbuluar gjithashtu kocka të leopardit të shpellave që ka populluar malin e Rodopeve përpara 30 mijë viteve.”

Sot ariu i murrmë e viziton shpellën vetëm gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Turistët mund të vizitojnë dhe Muzeun e specializuar të ariut që ndodhet jo larg Grykës piktoreske të Trigradit në Rodopet perëndimore:

“Ekspozita përfshin tablo të posaçme që shpjegojnë aspekte të ndryshme nga jeta e ariut, si dhe stende, ku mund të shihen gjurma prej putrave të arinjve dhe me se ushqehen – shpjegon dr. Diana Zlatanova nga Shoqata e natyrës së egër “Ballkani” dhe krijuese e Muzeut. – Në muzeun mund të shihet gjithashtu figura e një arushe me një arushkë, me përmasa reale. Kjo skulpturë është ekologjike, sepse është bërë nga materiale sekondare –gazeta, karton, dërrasa. Pastaj kanë përdorur bojëra për ta ngjyrosur.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa Monstruoze 2023

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..

botuar më 25-10-31 5.10.PD

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD