Pas valës së fundit të zgjerimit të BE-së ndarja e subvencionimeve bujqësore midis anëtareve të reja dhe të vjetra mbeti e pabarabartë. 70% për vendet anëtare të vjetra dhe 30% për anëtaret e reja, me perspektivën që këto përqindje të barazohen në të ardhmen. Shkaku kryesor është se bujqit nga “Evropa e vjetër” kishin frikë nga konkurrenca e vendeve të porsaaderuara. Shkaku i dytë ishte se bujqit “e vjetër” kishin investuar jo pak në modernizimin e fermave të tyre sipas kritereve të rrepta të BE-së për praktika të mira bujqësore dhe parrezikshmëri të ushqimeve. Pas aderimit në BE fermerët nga vendet anëtare të reja gjithashtu bënë investime dhe mendojnë se tashmë nuk ka arsye për diferencë në subvencionime. Fermat dhe ndërmarrjet përpunuese që nuk ishin në përputhje me standardet evropiane u mbyllën, të tjerat u përgjigjen normave. Megjithatë bujqit bullgarë për shembull do të marrin 40% subvencionime për një njësi sipërfaqeje, ndërsa kolegët e tyre perëndimorë – 60%. Kjo nuk është e drejtë dhe nuk u përgjigjet parimeve të konkurrencës së lirë. Bullgaria, bashkë me vendet e tjera evropianolindore, këmbëngul për heqjen e kësaj diference të paarsyeshme për periudhën tjetër programore të BE-së – nga viti 2014, dhe jo siç parashikohej nga viti 2016. Kjo ishte tema kryesore e bisedimeve që u mbajtën më 10 dhjetor në Sofje me komisionarin evropian për bujqësi Daçian Çolosh, i cili e mbështet këtë kërkesë.
“Ndarja e drejtë e mjeteve nuk do të thotë e barabartë – theksoi zoti Çolosh – sepse kushtet klimatike, kushtet e prodhimit dhe kushtet sociale dhe ekonomike janë të ndryshme në çdo vend. Por nuk duhet të bëhet një diferencë mekanike midis vendeve anëtare të vjetra dhe të reja, kurse të aplikohen kritere të sakta në tërë Evropën. Unë bëra propozim për unifikim të kritereve për dhënien e subvencionimeve, duke marrë parasysh kushtet e veçanta për bujqësi në rajonet e ndryshme. Këto kritere duhet të përfshihen në paketën e re legjislative të KE-së për reformën agrare.”
Propozimi për barazim të subvencionimeve për bujqësinë do të ketë mbështetjen e fortë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Këshillin Evropian që do të zhvillohet në fund të këtij viti. Ai është i mendimit se vendet anëtare të reja kanë sakrifikuar shumë për të hyrë në klubin evropian dhe meritojnë më shumë solidaritet nga ana e anëtaret e vjetra.
“Dëshirojmë që vendet e porsaaderuara që janë më të vogla dhe më të varfra të kenë më shumë subvencionime për bujqit – tha kryeministri Borisov. Ne bëmë shumë sakrifica dhe në praktikë mbyllëm shumë ndërmarrje fitimprurëse, duke aplikuar marrëveshjen e paraaderimit në këtë sektor. Si edhe në sektorë të tjerë, për shembull nga mbyllja e katër reaktorëve të Centralit atomik “Kozloduj” me kërkesë të BE-së ne humbasim miliarda euro në vit. Vini re se po të miratohet propozimi i komisionarit Çolosh dhe subvencionimet do të barazohen nga viti 2014, bujqit bullgarë do të marrin mezi 226 milionë euro më shumë. Për kaq pak para ka kaq shumë kundërshtime. Bashkë me kryeministrat e tjerë do të jemi të rreptë në mbrojtjen e interesave të bujqve tanë. Shpresoj që në Këshillin Evropian të arrijmë konsensus dhe të merren parasysh jo vetëm interesat e shteteve të mëdha.”
Ministri bullgar i bujqësisë Miroslav Najdenov theksoi se barazimi i mëhershëm i subvencionimeve të bujqësisë do të jetë një kusht i rëndësishëm për mbështetjen e reformës së tërësishme në politikën e përgjithshme bujqësore të BE-së nga ana e vendet e porsaanëtarësuara. Në kushtet e krizës ekonomike barazimi i subvencionimeve do të jetë një shprehje solidariteti me vendet më të varfra, mendon ai.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..