Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plakja e popullsisë imponon masa të reja të kujdesit për të moshuarit

Gjatë viteve të fundit pjesa e popullsisë në moshën mbi 65 vjeç rritet dhe është më e lartë në krahasim me përqindjen mesatare për BE.
Foto: arkiv
Sipas një raporti të Bankës Botërore, të prezantuar në fund të vitit të kaluar, problemet demografike në Bullgari imponojnë urgjentisht politika të reja të kujdesit afatgjatë për më të moshuarit. Numri i tyre rritet shpejt. Gjatë vitit 2050 afro 55% prej popullsisë së Bullgarisë do të jenë pensionistë. Gjatë viteve të fundit pjesa e popullsisë në moshën mbi 65 vjeç rritet dhe është më e lartë në krahasim me përqindjen mesatare për BE. Zgjatja e jetës në vend rritet gjithnjë e më shumë. Mosha mesatare e meshkujve është 69 vjeç dhe 5 muaj, ndërsa ajo e femrave – 76 vjeç dhe 6 muaj. Plakja e popullsisë shkakton pasoja të rënda socialo-ekonomike. Prandaj politikat e kujdesit afatgjatë për të moshuarit gjatë viteve të ardhshme janë në rendin e ditës.

Sot kujdeset publike ndahen në dy lloje. Të parat janë shërbimet sociale, të cilat përkrahin të moshuarit për të jetuar në mënyrë të pavarur në shtëpitë e tyre. Ndër to janë të ashtuquajturat qendra të ditës, numri i të cilave në tërë vendin është 105. Në qendra të moshuarit takohen me moshatarët e tyre, marrin ndihmën shëndetësore, p.sh. matje e tensionit të gjakut, medikamente për raste urgjente, po ashtu dhe drekë. Për këtë qëllim ata paguajnë një taksë të caktuar. Ende shumë bullgarë të moshuar marrin kujdes dhe ndihmë në familjet e veta, duke përdorur edhe shërbime të ndryshme sociale. Një shërbim i tillë është përkrahja sociale në shtëpi për të moshuarit mbi 65 vjeç. Në sajë të këtij shërbimi social çdo ditë sigurohet ushqimi, jepen kujdeset shëndetësore, mbahet higjiena në shtëpi. Lloji tjetër i kujdesit për të moshuarit është vendosja e tyre në institucione të specializuara – azilet e të moshuarve. Ka të tilla edhe për njerëzit me çrregullime, pohon Cvetelina Gerasimova nga Agjencia për Ndihmën sociale.

“Aktualisht azilet e të moshuarve janë 77, ai i fundit u hap në qytetin e Ivajlovgradit, Bullgari Jugore. Kapaciteti i tyre është mbi 5500 vende. Ky numër është i pamjaftueshëm për t’u përgjigjur nevojave të shërbimit të këtij lloji. Për momentin për strehim presin 1500 veta. Shërbimet, që ofrohen në azile, i ngjajnë atmosferës shtëpiake. Janë siguruar vende fjetjeje, shërbime shëndetësore dhe argëtime. Financimi vjen nga buxheti shtetëror, kurse të moshuarit paguajnë 70% prej pensionit të tyre. Ka edhe shtëpi për të moshuarit me çrregullime, numri i të cilave është 85. Ato gjithashtu nuk janë të mjaftueshme.”

E ardhmja e kujdeseve afatgjata për bullgarët e moshuar është në shërbimet sociale të llojit të rezidencës. Përvoja e vendeve të tjera tregon se kjo është mënyra më e mirë për kujdes. Azilet e të moshuarve vazhdimisht do të mbyllen dhe të moshuarit do të vendosen në banesa me atmosferë shtëpiake dhe jo me më shumë se 15 veta. Ky kujdes i llojit të rezidencës parashikohet si masa përfundimtare. Para kësaj do të inkurajohet mbetja e të moshuarve në familje. Prandaj në të ardhmen do të zhvillohet shërbimi social patronazh shtëpiak. Tani për tani në territorin e vendit ekzistojnë vetëm dy banesa të llojit të rezidencës për të moshuar, saktësojnë nga Agjencia për Ndihmën sociale. Qendra e parë ndodhet në qytetin Alfatar të Bullgarisë Verilindore. Qendra tjetër është në qytetin Trën, afër kufirit me Serbinë. Në buxhetin e shtetit për vitin 2011 parashikohen mjete për hapjen e katër qendrave të reja të llojit të rezidencës.

Për ata që kanë nevojë për kujdeset e specializuara, por mbeten në shtëpitë e veta, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë sistemi i sigurimit të asistentëve personalë dhe ndihmësve shtëpiakë, cilëve u paguhet për pastrim, gatim,mbajtje të higjienës personale, psonisje. Pagimi i asistentëve personalë bëhet me mjete nga buxheti i shtetit. Për orar prej tetë orëve ai tejkalon rrogën minimale në vend. Fatkeqësisht mjetet e parashikuara për këtë nga buxhetet e bashkive nuk mjaftojnë për të gjithë ata, që kanë nevojë për kujdeset e specializuara. Po diskutohet një ide e ekspertëve të Bankës Botërore, dhe pikërisht ristrukturimi i disa spitaleve bashkiake në qendra sociale bashkiake, të cilat të ofrojnë tërë gamën e shërbimeve dhe kujdeseve për njerëzit e moshuar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD