Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendenca në hartën demografike dhe etnike të Bullgarisë

Të dhënat e regjistrimit të fundit të popullsisë, megjithëse nuk janë përfundimtare, pohojnë disa tendenca negative – pakësimin e popullsisë, ndryshimet e shpejta në përbërjen etnike të kombit dhe shpopullimin e disa rajoneve. Këtë e thanë në një konferencë shtypi përfaqësues të Qendrës për politikën demografike. Sipas tyre është e nevojshme një politikë e posaçme që të kapërcehen këto probleme. Duhet të merren masa për nxitjen e lindshmërisë, për sigurimin e një standardi më të lartë të jetesës, për përmirësimin e cilësisë së shëndetësisë dhe arsimit bullgar dhe të bëhet një planifikim ekonomik për kapërcimin e shpopullimit të disa rajoneve të vendit. Shkencëtarët për herë të radhës alarmojnë për pakësimin progresiv të popullsisë bullgare. Sipas tyre faktorët kryesorë për këtë janë lindshmëria e ulët, nivelet relativisht të larta të vdekshmërisë së fëmijëve, përhapja gjithnjë e më e madhe e modelit të familjes më një fëmijë dhe pakësimi i vazhdueshmërisë së jetës, si edhe emigrimi i madh.

“Popullsia e Bullgarisë pakësohet vazhdimisht gjatë të 22 vjetëve të fundit – komentoi prof. Petër Slavejkov, dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Gjeografisë të Universitetit të Sofjes dhe anëtar i Qendrës për politikën demografike. Në qoftë se gjatë vitit 1988 ajo ishte afro 9 milionë veta, tani bullgarët janë rreth 7 milionë e 300 mijë veta. Bën përshtypje dhe tendenca e përqendrimit të popullsisë në disa qytete të mëdha. Bëhet fjalë për Sofjen, Plovdivin, Varnën, Burgasin dhe Blagoevgradin. Ky proces i rishpërndarjes së popullsisë është i pafavorshëm nga pikëpamja ekonomike, demografike dhe politike. Më shpejt pakësohet popullsia e Bullgarisë Veriperëndimore. Njëkohësisht ky rajon ka sipërfaqe të gjera dhe të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, por nuk ka se kush t’i përpunojë. Prandaj nuk duhet të na habit fakti se sot mezi një e treta e frutave dhe perimeve që ofrohen në tregun tonë janë prodhuar në Bullgari.”

Prof. Petër Ivanov nga Qendra për politikën demografike shqetësohet nga tendencat e proceseve etnike në Bullgari. Sipas tij nuk ka një statistikë të saktë të numrit të njerëzve me kombësi të ndryshme nga ajo bullgare, por ai shtohet shpejt. Profesori pohon se vërehet një përqendrim i pafavorshëm i përfaqësuesve të kombësisë rome dhe asaj turke në disa rajone të vendit.

“Pandërprerë zhvillohen procese etnike – tha prof. Ivanov. – Kjo që na shqetëson është diferencimi – tendencat e ndarjes dhe veçimit të popullsisë në rajone të caktuara sipas parimit etnik. Nëse tendenca ekzistuese e pakësimit të numrit të popullsisë bullgare do të ruhet, parashikimet janë për një deformim të fortë të profilit etnik të vendit. Është e mundur që pas njëzet-tridhjetë vjetëve kombësia bullgare të jetë 50% prej tërë popullsisë së vendit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD