Çdo pranverë bëhemi dëshmitarë të lindjes magjike të jetës së re, e cila gjithmonë na habit me bukurinë dhe përsosmërinë e saj. Toka mbulohet me gjelbërim, farërat mbijnë, kurse nga qeporet e fjetura duken përsëri gjethet e luleve pranverore. Me këta shembuj natyra e rilindur sikur dëshiron të na tregojë se asgjë në këtë botë nuk vdes plotësisht, por vetëm kalon nga gjendja e qetësisë në etapën e zhvillimit. Jo rastësisht në stinën e rilindjes së natyrës të krishterët kremtojnë festën më të ndritshme – Ngjalljen e Krishtit. Pas vuajtjes dhe vdekjes në kryq, me të cilat lau mëkatet e njerëzimit, Jisu Krishti e mposhti vdekjen për të dhënë shpresë për jetën e përhershme. Kështu ai hapi rrugën e shpëtimit në një botë të re pa vuajtje dhe pa dhimbje. Me besimin në jetën e përhershme të krishterët e pranojnë më lehtësisht vdekjen dhe gjejnë forca për të kapërcyer vdekjen e të afërmve. Nga ana tjetër ideja për jetën pas vdekjes i detyron të bëhen të mirë dhe të përsosin shpirtin e tyre.
Nëpërmjet Ngjalljes së Krishtit çdo besimtar ka shansin të shpëtohet, thotë teologu Nikola Haxhiev dhe shton:
“Që të shpëtohemi është e nevojshme dëshira jonë të pastrohemi nga mëkatet. Shlyerja e mëkateve është një dhuratë e Zotit, nëpërmjet së cilës na jepen frytet e Shpirtit të Shenjtë, por për këtë është e nevojshme prania jonë. Zoti nuk e imponon shpëtimin, por na fton të shpëtohemi. Ne si besimtarë dhe si njerëz që e duan Zotin, bëjmë përpjekje shpirtërore që të lirohemi nga mëkatet tona personale, të cilat i bëjmë ndonjëherë pa dëshiruar në jetën tonë tokësore. Ngjallja e Jisu Krishtit është një provë se ky është fati i çdo qenieje të gjallë. Vdekja është vetëm një etapë e jetës së përhershme njerëzore, sepse njerëzit janë krijuar për të qenë të pavdekshëm. Që me lindjen tonë na jepet një pjesëz e pavdekshmërisë së Zotit, i cili na e dha nga vetvetja që të na bëjë të gjallë. Ne jemi paracaktuar jo për vdekjen, por për ngjalljen pas vdekjes.”
© Foto: BGNES
© Foto: BGNES
Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..