135 vjet pas Kryengritjes së Prillit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski” patriku bullgar Maksim kanonizoi shtatë murgesha, një rishtare, dy priftërinj dhe disa mërgimtarë nga Novo Sello, si dhe shumë viktima në Batak. Ndër ta janë dhe dy priftërinj dhe disa prej njerëzve të parë të qytetit. Pas shuarjes së kryengritjes, bullgarë patriotë i grumbulluam eshtrat e viktimave dhe i vunë sipas traditës ortodokse në dhomat speciale në tempuj. Të ruajtura edhe sot e kësaj dite ato janë një relikt i vërtetë. Kalendari ortodoks bullgar ka shpallur 9 majin dhe 17 majin data speciale, në të cilat të gjithë, që dëshirojnë, mund të vijnë dhe t’u bëjnë nderime këtyre viktimave – përkatësisht më 9 maj – viktimave të Novo Sellos, kurse më 17 maj – viktimave të Batakut. Ja se çfarë tha drejtori i Muzeut kishtar historiko-arkeologjik Nikolla Haxhiev:
“Familje të tërësishme janë vrarë për shkak të fesë së tyre të krishterë dhe atdheut – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare ka marrë pjesë në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit tonë. Kanonizimi i këtyre mërgimtarëve është një bekim i madh i tërë popullit bullgar dhe i trojeve tona. Besimi i popullit bullgar është e vetmja gjë që nuk është ndryshuar gjatë shekujve. Gjithçka tjetër ka pësuar ndryshime – ideologjitë, sistemet, doktrinat mësimore, por besimi ynë është i përjetshëm.” Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..
Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..
Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..