135 vjet pas Kryengritjes së Prillit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski” patriku bullgar Maksim kanonizoi shtatë murgesha, një rishtare, dy priftërinj dhe disa mërgimtarë nga Novo Sello, si dhe shumë viktima në Batak. Ndër ta janë dhe dy priftërinj dhe disa prej njerëzve të parë të qytetit. Pas shuarjes së kryengritjes, bullgarë patriotë i grumbulluam eshtrat e viktimave dhe i vunë sipas traditës ortodokse në dhomat speciale në tempuj. Të ruajtura edhe sot e kësaj dite ato janë një relikt i vërtetë. Kalendari ortodoks bullgar ka shpallur 9 majin dhe 17 majin data speciale, në të cilat të gjithë, që dëshirojnë, mund të vijnë dhe t’u bëjnë nderime këtyre viktimave – përkatësisht më 9 maj – viktimave të Novo Sellos, kurse më 17 maj – viktimave të Batakut. Ja se çfarë tha drejtori i Muzeut kishtar historiko-arkeologjik Nikolla Haxhiev:
“Familje të tërësishme janë vrarë për shkak të fesë së tyre të krishterë dhe atdheut – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare ka marrë pjesë në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit tonë. Kanonizimi i këtyre mërgimtarëve është një bekim i madh i tërë popullit bullgar dhe i trojeve tona. Besimi i popullit bullgar është e vetmja gjë që nuk është ndryshuar gjatë shekujve. Gjithçka tjetër ka pësuar ndryshime – ideologjitë, sistemet, doktrinat mësimore, por besimi ynë është i përjetshëm.” Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi për bullgarët që shpesh udhëtojnë drejt Greqisë Veriore. Në kalendarin popullor bullgar, Dita..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..