135 vjet pas Kryengritjes së Prillit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski” patriku bullgar Maksim kanonizoi shtatë murgesha, një rishtare, dy priftërinj dhe disa mërgimtarë nga Novo Sello, si dhe shumë viktima në Batak. Ndër ta janë dhe dy priftërinj dhe disa prej njerëzve të parë të qytetit. Pas shuarjes së kryengritjes, bullgarë patriotë i grumbulluam eshtrat e viktimave dhe i vunë sipas traditës ortodokse në dhomat speciale në tempuj. Të ruajtura edhe sot e kësaj dite ato janë një relikt i vërtetë. Kalendari ortodoks bullgar ka shpallur 9 majin dhe 17 majin data speciale, në të cilat të gjithë, që dëshirojnë, mund të vijnë dhe t’u bëjnë nderime këtyre viktimave – përkatësisht më 9 maj – viktimave të Novo Sellos, kurse më 17 maj – viktimave të Batakut. Ja se çfarë tha drejtori i Muzeut kishtar historiko-arkeologjik Nikolla Haxhiev:
“Familje të tërësishme janë vrarë për shkak të fesë së tyre të krishterë dhe atdheut – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare ka marrë pjesë në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit tonë. Kanonizimi i këtyre mërgimtarëve është një bekim i madh i tërë popullit bullgar dhe i trojeve tona. Besimi i popullit bullgar është e vetmja gjë që nuk është ndryshuar gjatë shekujve. Gjithçka tjetër ka pësuar ndryshime – ideologjitë, sistemet, doktrinat mësimore, por besimi ynë është i përjetshëm.” Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..