Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka bum të kontratave paramartesore në Bullgari?

Foto: BGNES
Gjithnjë e më shumë çifte familjare në Bullgari e rregullojnë bashkëjetesën, duke nënshkruar kontrata paramartesore. Kjo formë e rregullimit të marrëdhënieve financiare dhe të pronës midis bashkëshortëve zbatohet në shumë vende. Në Bullgari ekziston prej dy vjetëve, pasi u bënë ndryshime në Kodeksin familjar. Këto kontrata paramartesore i nënshkruajnë si bullgarët me përvojë bashkëshortësie, ashtu edhe njerëz që tani po martohen. Zakonisht këta janë njerëz me financa më të larta.

“Që prej 2009-ës, ku u ndryshua Kodeksi familjar, vërehet tendenca e rritjes së kontratave paramartesore – thotë pedagogu i noterisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”, z. Krasimir Dimitrov. Sipas statistikës së Agjencisë së regjistrimit të kontratave paramartesore pothuajse dy herë u rrit numri i tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo do të thotë se regjimi i ri i rregullimit të marrëdhënieve midis bashkëshortëve po popullarizohet. Dalëngadalë disa shqetësime në lidhje me rregullimet para martesës janë duke u kapërcyer. Kuptohet se në fakt marrëveshja paramartesore ua jep bashkëshortëve mundësinë që të rregullojnë marrëdhëniet sipas dëshirës së secilit. Ata mund të marrin vesh si për pronën, ashtu edhe për këtë që do t’u takojë në të ardhmen në përputhje me interesat e tyre. Ka edhe objektiva të tjera, që mund të përfshihen në kontratën paramartesore. P.sh. të rregullohen shpenzimet që do të bëhen gjatë bashkëjetesës, çështjet në lidhje me mbajtjen e fëmijëve, si dhe të zgjidhjet paraprakisht problemet që do të shfaqeshin nga një divorc eventual. Patjetër, askush nuk e bën këtë marrëveshje me shkrim duke menduar se do të divorcohet. Gjithsesi ky është varianti më i mirë për nga rendi juridik sesa gjykata të vendosë marrëdhëniet e pronës në rast divorci.”

Statistika zyrtare e Agjencisë së regjistrimit të kontratave paramartesore tregon se vetëm për një vit – nga tetori të 2010-ës deri në tetor të 2011-ës, këto marrëveshje numërojnë 358. Zakonisht nga këto marrëveshje përfitojnë bullgarë që jetojnë në qytetet e mëdha të Bullgarisë. Ka raste edhe në vendet më të vogla. Për çfarë bëhet fjalë?

“Kjo praktikë zbatohet jo vetëm në Bullgari, sqaron z. Dimitrov. Në Francë, p.sh., rreth 80 për qind këto kontrata nënshkruhen nga të martuarit prej kohësh, ndërsa 20 për qind këtë e bëjnë të sapomartuarit. Më tepër të rinjtë janë ata që nuk mund të paramendojnë se çfarë pronë do t’u takojë dhe përkatësisht të rregullojnë marrëdhëniet e pronës kështu si duan.”

Praktika tregon se bullgarët e kërkojnë kontratën paramartesore si për pjesët e përbashkëta, ashtu edhe për shpenzimet, që secili do t’i shlyejë. P.sh. njëri do të paguajë korrentin dhe ngrohjen, ndërsa ai tjetri – ujin dhe shpenzimet mbi pronësinë për kat.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD