Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata Evropiane e Auditorëve me raport për Centralin Elektrik Atomik “Kozloduj”

Foto: EPA/BGNES

Akoma 579 milionë euro do t’i jenë të domosdoshme Bullgarisë për të nxjerrë nga eksploatimi i katër reaktorëve të vegjël të mbyllur në Centralin Elektrik Atomik “Kozloduj”. Këtë e tregojnë të dhënat e Gjykatës Evropiane të Auditorëve në raport për veprimtaritë e kryera deri në këtë moment për mbylljen e reaktorëve të vjetër rusë në Bullgari, Letoni dhe Sllovaki. Dokumenti i bën vlerësim ndihmës evropiane për sektorin bërthamor në këto shtete për periudhën 1999-2010. Sipas raportit, të tria vendet përgjithësisht kanë nevojë prej 2.5 miliardë euro suplementare. Mbi bazën e punës së kryer deri në këtë moment, auditi evropian jep rekomandime për mjetet e lëshuara nga Bashkimi Evropian për mbylljen e përgjithësisht 8 reaktorëve në këto vende, të shfrytëzohen më mënyrë më efektive dhe kursyese. Dhe jo vetëm kaq. Në dokument vihet në dukje se, përpara se të lëshohen këstet e reja, duhet të llogaritet dobia prej tyre.

© Foto: Tanja Harizanova


Cili është vlerësimi dhe cilat janë rekomandimet e Gjykatës Evropiane të Auditorëve për Bullgarinë?

Në sfondin e 1.118 milionë eurove të parashikuara në kuadrin e programeve për mbylljen e 4 reaktorëve të vegjël në Centralin Elektrik Atomik “Kozlloduj” parashikohet mungesa e 579 milionë eurove. Vlerësimi i përgjithësuar i auditorëve evropianë është se sigurimi i blloqeve në centralë bëhet ngadalë, programet shtrenjtohen, mungojnë vlerësime konkrete për nevoja të ardhshme dhe përgjegjësi. Për 10 vjet, që kurse janë mbyllur dy reaktorët e parë, gjysma e mjeteve tanimë janë harxhuar. Kurse deri në vitin 2013 janë siguruar përgjithësisht 868 milionë euro. Angazhimi politik është i respektuar dhe reaktorët janë mbyllur, venë në dukje revizorët, por përparimi për mbyllen e parakohshme të reaktorëve është i ngadaltë. Një nga problemet në Centralin Elektrik Atomik “Kozloduj” është ndërtimi i vonuar i depos për lëndë djegëse të përdorur. Përveç kësaj, çmimi është shtrenjtuar me afro 19% nga i parashikuari fillimisht. Gjykata Evropiane e Auditorëve llogarit, se mbeturinat radioaktive në centralin bërthamor nuk janë përshkruar plotësisht, por bazohen mbi të dhënat paraprake. Mungon edhe një vlerësim i plotë për shpenzimet e domosdoshme për nxjerrje nga eksploatimi të 4 reaktorëve të vjetër.

© Foto: EPA/BGNES


Cila është parahistoria e Centralit Elektrik Atomik “Kozloduj”?

Centrali atomik rreth qytetit Kozloduj është i vetmi në Bullgari, ku në shesh janë ndërtuar 6 blloqe mbi një projekt rus, me një kapacitet të përgjithshëm 3760 megavat. Në lidhje me aderimin e Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian, vendi mori përsipër angazhimin të ndërpres eksploatimin e katër reaktorëve të parë BBEP-440 akoma përpara përfundimit të jetës së tyre të projektuar. Ato qenë të ndaluar përkatësisht gjatë viteve 2002 dhe 2006. Një pjesë nga shpenzimet për nxjerrjen nga eksploatimi financohet nga Fondi ndërkombëtar “Kozloduj”, të drejtuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mjetet në të lëshohen nga Bashkimi Evropian dhe nga disa qeveri evropiane si kompensime për Bullgarinë për dobitë e lëshuara nga mbyllja e parakohshme të katër reaktorëve. Qëllimi është të pakësohen pasojat negative për sektorin energjetik bullgar, ku mjetet shfrytëzohen për efikasitet energjetik dhe shtimin e pjesës të energjisë së “gjelbër”. Kësti i parë prej 550 milionë euro ishte deri në vitin 2009, kurse i dyti prej 300 milionë euro është deri në fund të vitit 2013. Më tutje, vendi ynë duhet vetë të financojë të gjitha veprimtaritë mbi nxjerrjen nga eksploatimi i reaktorëve. Për shkak të mungesës së mjeteve, Bullgaria kërkoi nga Brukseli akoma 450 milionë euro plus për vazhdimin e punës mbi ndalimin dhe sigurimin e reaktorëve bërthamorë. Në fund të vitit të kaluar Komisioni Evropian premtoi të financojë këto programe, por parashikon t’i lëshojë Bullgarisë 185 milionë euro për periudhën që nga viti 2014 deri në vitin 2020 që është gjysma nga kompensimet e kërkuara nga vendi ynë. Ekspertët bërthamorë alarmojnë se, mjetet e grumbulluara në fondet bërthamore nuk janë të mjaftueshme për nxjerrjen nga eksploatimi i reaktorëve. Sipas tyre vlerësimet janë të bëra mbi bazën e auditit ndërkombëtar dhe jo me çmime konkrete për Bullgarinë, që është më pak nga prognoza më e shtrenjtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD