Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër piktorë bullgarë prezantohen në ekspozitën “Ligji dhe drejtësia”, rregulluar në Potsdam

Një nga veprat e doc. Nikollaj Mlladenov
Foto: Архив
Më 14 maji katër krijues të njohur bullgarë: profesor Georgi Jankov, profesor Ivan Gazdov, docent Nikollaj Mlladenov dhe Milena Abanos hapën një ekspozitë me vete në Gjykatën e Potsdamit të Gjermanisë. Salla për këtë ekspozitë nuk u zgjodh rastësisht, tema është “Ligji dhe drejtësia”. Ftesa për këtë ekspozitë bullgare erdhi nga Lidhja e Prokurorëve, Lidhja e Juristëve dhe Gjykata e provincës Brandenburg. Veprimtaria zhvillohet nën kujdestarinë e ministrit të drejtësisë së provincës doktor Folkmar Shjoneburg dhe të ministrit të drejtësisë të Berlinit Tomas Hajllman.

Georgi Jankov

Mirëpo, si lindi ideja për këtë ekspozitë? Para kohe Georgi Jankovi kishte mundësi t’i tregojë disa nga pllakatet e tij prokurorit Rogenburk nga Potsdami. Lidhur me këtë piktori bullgar kujton: “Në fund të vitit të kaluar ai më telefonoi me idenë, që piktorë bullgarë të prezantojnë në Gjermani pllakate të veta me tematikë sociale. Tema që më propozoi ishte “Ligji dhe drejtësia”, një temë, ndaj së cilës shfaqet një ndjeshmëri si në demokracitë e reja, ashtu edhe në të gjitha shtetet e Evropës.”

Secili prej piktorëve prezanton pesë pllakate të veta me temën “Ligji dhe drejtësia”. Njëra prej veprave të profesorit Jankov përbën shenjen e paragrafit, i cili në pjesën e poshtme përfundon me një çengel. Çengeli ngjall asociacione të ndryshme te spektatori. Lidhur me këtë profesori Jankov shpjegon: “Sipas meje paragrafi është simboli i ligjit. Mirëpo, ligji është një gjë e tillë, i cili për disa veta vendos dënime, ndërsa të tjerë arrijnë ta bishtnojnë. Në fakt ai nuk ushtohet me një forcë të njëjtë ndaj të gjithëve dhe që këtu edhe drejtësia në dënimet nuk është e njëjtë. Ideja është, që disa kapen nga çengeli i paragrafit, ndërsa të tjerë arrijnë ta shmangin.”

Katër piktorët bullgarë, që prezantohen në Gjermani, janë përfaqësues të brezave të ndryshme. Profesori Ivan Gazdov ka përvojë më të gjatë jetike. Ai është themelues i një stili i quajtur prej tij “grafi-katura”, gjë që vjen nga fjala “kari-katura”. Stili “grafi-katura” karakterizohet me groteskun dhe me të papriturat artistike.

Pllakat i autores Milena Abanos

Profesori Jankov sjell më shumë hollësi për veprat, që prezantohen nga kolegët e tij: “Veprat e piktorit Ivan Gazdov dallohen shumë lehtë, sepse posedojnë një karakteristik – ato përbëjnë pamje grafike me dy ngjyra. Veprat me të cilat ai prezantohet në ekspozitë bashkohen nën titullin “Ligji dhe jeta”. Për docentin Nikollaj Mlladenov mund të themi se ai është tepër lakonik në shprehjen. Pllakatet e tij janë me shumë ide, por ato janë të sintezuara. Autorja tjetër Milena Abanos dallohet nga krijuesit e tjerë pjesëmarrës në ekspozitë. Veprat e saj karakterizohen me ekspresionin e pikturimit. Të gjitha pllakatet e saj kanë një ndikim surrealisti.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga prof. Georgi Jankov

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD