Me afrimin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, tema për bamirësinë bëhet gjithnjë e më aktuale. Një nga organizatat, të cilat punojnë aktivisht për popullarizimin e kauzave dhuruese dhe të iniciativave për tërheqjen e dhuruesve tek ne është fondacioni “Ndihmë për bamirësinë në Bullgari”.
© Foto: dnevnik.bg
Ja se si i vizaton kufijtë e veprimtarisë të fondacionit gjatë vitit që po përfundon drejtoresha e saj ekzekutive, zonja Elica Bakarova: “Fondacioni “Ndihmë për bamirësinë në Bullgari” është një organizatë e cila i lidh dhuruesit me kauzat e preferuara prej tyre, thotë ajo. Bëhet fjalë si për kauzat e preferuara më shpesh në sferën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, kështu edhe për të tilla me një drejtim ekologjik dhe të tjerë jo dhe kaq të njohur si për shembull, përkrahja për gratë dhe fëmijët, viktimë të dhunës. Synojmë po kështu të rrisim transparencën e rishpërndarjes së mjeteve të grumbulluara. Po përpiqemi që të lehtësojmë bamirësinë, duke dhënë mundësi për dhurim nga vendi i punës – i ashtuquajturi dhurim përmes transferimeve bankare, me ndihmën e sms, si dhe on-line. Punojmë me të gjithë spektrin e mënyrave, të cilat i japin mundësi dhuruesit të lidhet me kauzën e zgjedhur prej tij. Gjatë vitit 2012 përgjithësisht nga kauzat, e përkrahura prej nesh, janë mbledhur mbi 600 mijë euro. Mjetet janë më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm. Dhuruesit vazhdojnë më shpejt të bashkohen rreth kauzave të ngutshme, lidhur me shpëtimin e ndonjë jete njerëzore ose ndonjë situatë të jashtëzakonshme, siç qenë fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti. Prandaj gjatë vitit 2012 një përkrahje serioze kishte fushata e dhurimit për fshatin Biser të dëmtuar nga përmbytjet, për Bashkinë e qytetit Pernik të prekur nga tërmeti, si edhe fushatat për një ndihmë financiare për fëmijët dhe të moshuarit të cilët kanë nevojë prej operacioneve dhe një shërim i cili kushton shumë.”
Sipas zonjës Barakova, gjatë vitit të kaluar jemi dëshmitarë të aktivizimit të punës vullnetare në Bullgari. Kështu njerëzit, përveç me financa, u ndihmojnë kompanive të ndryshme dhe me një punë falas ose dhe me këshilla profesionale. Sa i përket asaj se kush mbizotëron gjatë vitit 2012 te ne – dhurimi privat ose ai përmes firmave, zonja Barakova tregon: “Gjatë këtij viti që po përfundon ne dhe kolegët tanë i kushtuam një vëmendje të madhe dhurimit privat, më tepër për shkak të kësaj se, solidariteti dhe përkrahja të cilat i kanë bullgarët ndaj kauzave të ndryshme, duhet të fokusohen dhe të drejtohen në mënyrë të drejtë. Përveç kësaj jemi të bindur se te ne ka bullgarë të pasur të cilët fillojnë të mendohen për atë të cilën do ta lenë pas vetes së vet si dhe në një plan bamirës. Por është fakt se si një vëllim financiar në Bullgari më të dukshme dhe të mëdha janë dhurimet e firmave. Në të njëjtën kohë të gjitha organizatat bamirëse i japim llogari vetes, se e ardhmja është te dhurimi privat, aq më tepër se kriza ekonomike i ngushtoi shumë dhurimet e firmave. Kështu që nuk mund t’u thekemi dhuruesve privatë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..