Në fund të viteve të 60-ta deri në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar jo pak këngë zbavitëse bullgare u interpretuan nga të huajt. Kështu p.sh., kënga “Adaxhio” e kompozitorit Angell Zaberski hyri në repertorin e gjermanes Berbel Vahholc. Kjo e fundit është ylli i muzikës estrade në Republikën e Gjermanisë Lindore. Interpretimin origjinal i përket yllit të estradës bullgare – Lili Ivanova.
Njëri nga festivalet në Bullgari ku garoheshin këngë estrade ishte “Orfeu i Artë”. Në kuadër të tij organizohej dhe një konkurs për interpretues ndërkombëtarë. Këta të fundit duhej të paraqiteshin edhe me një këngë bullgare. Në vitin 1970 këngëtarja jonë Emilia Markova u paraqiti me këngën “Zogj nga jugu i kaltër”. Këtë e ka kompozuar bullgari Bencion Eliezer. Kënga garoi në konkursin për kompozitorë.
Në edicionin e vitit 1970 të “Orfeut të Artë” me të njëjtën këngë garoi dhe Anita Hegerland nga Norvegjia. Vajza 9-vjeçare është e njohur me muzikën e saj për fëmijë që muzikë ka prezantuar në tregun gjerman dhe në atë norvegjez. “Anita Hegerland ishte fëmijë kur u paraqit në konkurs. Pata disa vështirësi deri sa të bindja jurinë se ia vlen të garojë sepse është shumë e talentuar. Atëherë nuk kishte moshë e caktuar për interpretuesit. 9-vjeçarja bëri publikun për vete.” Këtë e ka shkruar themeluesi i festivalit “Orfeu i Artë”, Genko Genkov, në librin e tij “Yje dhe hije”.
© Foto: bencramer.nl
Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..
DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..
Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..