Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretimet e huaja të estradës bullgare

Ylli i muzikës ruse Alla Pugaçova mahniti edhe publikun bullgar.
Foto: arkiv

Në fund të viteve të 60-ta deri në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar jo pak këngë zbavitëse bullgare u interpretuan nga të huajt. Kështu p.sh., kënga “Adaxhio” e kompozitorit Angell Zaberski hyri në repertorin e gjermanes Berbel Vahholc. Kjo e fundit Berbel Vahholcështë ylli i muzikës estrade në Republikën e Gjermanisë Lindore. Interpretimin origjinal i përket yllit të estradës bullgare – Lili Ivanova.

Njëri nga festivalet në Bullgari ku garoheshin këngë estrade ishte “Orfeu i Artë”. Në kuadër të tij organizohej dhe një konkurs për interpretues ndërkombëtarë. Këta të fundit duhej të paraqiteshin edhe me një këngë bullgare. Në vitin 1970 këngëtarja jonë Emilia Markova u paraqiti me këngën “Zogj nga jugu i kaltër”. Këtë e ka kompozuar bullgari Bencion Eliezer. Kënga garoi në konkursin për kompozitorë.

Në edicionin e vitit 1970 të “Orfeut të Artë” me të njëjtën këngë garoi dhe Anita Hegerland nga Norvegjia. Vajza 9-vjeçare është e njohur me muzikën e saj për fëmijë që muzikë ka prezantuar në tregun gjerman dhe në atë norvegjez. “Anita Hegerland ishte fëmijë kur u paraqit në konkurs. Pata disa vështirësi deri sa të bindja jurinë se ia vlen të garojë sepse është shumë e talentuar. Atëherë nuk kishte moshë e caktuar për interpretuesit. 9-vjeçarja bëri publikun për vete.” Këtë e ka shkruar themeluesi i festivalit “Orfeu i Artë”, Genko Genkov, në librin e tij “Yje dhe hije”.

Anita Hegerland

Kritikët e muzikës në vend kanë përshëndetur interpretimet e huaja të këngëve zbavitëse bullgare. Genko Gajtanxhiev ka shkruar: “Patjetër se duhet të kënaqemi me interpretuesit e huaj të cilët sjellin muzikën tonë me një pamje të ndryshme dhe se këngët bullgare bëhen shembuj jashtë vendit.”

Ndonjëherë interpretimet e huaja nuk dalloheshin shumë nga versionet origjinale të këngëve bullgare. Kështu p.sh, hiti i Lili Ivanovës “Vera jonë” tingëllon pothuajse i njëjti duke u interpretuar nga këngëtari rus Eugjeni Martinov. Kompozitor i këngës është Tonço Rusev.

Ben Kramer

© Foto: bencramer.nl

Pra, herë tjetër interpretimi i të huajve dallohej nga origjinali. I tillë është rasti me këngëtarin holandez Ben Kramer. Në edicionin e vitit 1971 ai u dekorua me çmimin e parë në konkursin për interpretues të huaj. Kënga me të cilën garoi ishte “Me çadër dhe kitarë” e Georgi Kostovit. Origjinali bullgar i këngës përbën një marshim turistik. Mirëpo, Ben Kramer e ka shndërruar atë në një interpretim vokal të kënaqësisë me refrenin “la-la-la” dhe me temp të ndryshueshëm.

Ndër interpretueset e huaja të cilat kanë kënduar këngë bullgare u dallua ylli i muzikës pop në Rusi – Alla Pugaçova. Në edicionin e vitit 1975 ajo u paraqit me këngën “Arlekino”. Origjinali e kësaj kënge i përket të madhit bullgar Emill Dimitrov. Kritiku muzikor Genko Gajtanxhiev ka përshkruar Pugaçovën kështu: “Arma e saj më e madhe është interpretimi artistik. Ajo rimishërohet në Arlekino dhe bën një teatër të vërtetë të emocioneve. Kështu që harrohet melodrama e mirënjohur sentimentale e baladës.”

Këngë tjetër bullgare që u aranzhua nga të huajt është “Ylli i mesnatës”. Hari de Grot nga Holanda ka bërë një version të saj shumë të mirë. Origjinalin e ka sjellë Ivan Marinov posaçërisht për këngëtarin holandez Ben Kramer. Hari de Grot është dekoruar disa herë me çmimin special për aranzhim të muzikës bullgare. Më 1972 në “Orfeun e Artë” versioni i tij i këngës “Ylli i mesnatës” gjithashtu u dekorua. Interpretimi i përket Ben Kramer.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Rozmari Statellova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Atdheu ynë i dashur"

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..

botuar më 25-06-06 6.30.PD

“Ostava” me një “Kujtim” melankolik

"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..

botuar më 25-06-05 2.40.MD

Grupi Vokal "Radiodeca" nis pushimet verore me një koncert

Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..

botuar më 25-06-04 6.55.PD