Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata bamirëse “Heronjtë e Pashkëve”

Foto: holidayheroes.bg
“Ndihmoji njerëzit në nevojë. Bëhu hero i festës!” – kjo është motoja e fushatës bamirëse me rastin e festës së Pashkëve. Një fushatë e tillë u organizua dhe gjatë festës së Krishtlindjeve. Atëherë u mblodhën para dhe ushqime për njerëzit në gjendje të vështirë sociale në Bullgari. Ideja e fushatave bamirëse i përket biznesmenit amerikan Michael Strumeitis i cili punon dhe jeton këtej 5 vite me radhë. Ai vendosi të sjellë në Bullgari përvojën e Amerikës dhe të inkurajojë biznesin bullgar për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Sipas fjalëve të tij, në SHBA çdo korporatë dhuron një përqindje të fitimit të saj për bamirësi, kurse në Bullgari nuk ekziston kjo praktikë.

Gjatë Krishtlindjeve biznesi në Bullgari dhuroi 80 mijë euro. Me këto para u blenë ushqime për mijëra familje në gjendje të vështirë sociale. Fushata “Heronjtë e Pashkëve” ka një veçori. Për herë të parë do të organizohet aktiviteti bamirës “nga dera në derë”. Bullgarë të njohur personalisht do të shpërndajnë ushqimet mes njerëzve në nevojë. Lista e nevojtarëve përpilohet nga Bashkia e Sofjes, Kryqi i Kuq Bullgar, Banka e Ushqimit dhe nga njerëzit të cilët sinjalizojnë për të afërm dhe komshi të varfër. Mes ushqimeve gjenden buka e Pashkëve, mish qengji, djathë, kaçkavall, miell, sheqer, sallame, bonbone, çokollatë etj.

“Kjo fushatë ka për qëllim ndryshimin social në Bullgari – sqaron Michael Strumeitis. – Bëhet fjalë për vlerat e bullgarëve. Ne duam të tregojmë se ka mundësi për të ndihmuar njerëzit në gjendje të vështirë sociale. Bullgarët kanë kapacitetin dhe fuqinë të sjellin këtë ndryshim, sidomos tani. Kjo është një fushatë ku biznesi bullgar dhe bullgarët e ndihmojnë njëri-tjetrin. Fillimisht, shumë njerëz na thanë se kjo nuk mund të ndodhë. Mirëpo, firmat bullgare treguan se kjo nuk është një kauzë e humbur.”

Në faqen e saj të Facebook-ut fushata “Heronjtë e Pashkëve” ka mbi 15 mijë anëtarë. Përditë njoftimet e reja lexohen nga më se 250 mijë përdorues nga e gjithë Bullgaria dhe jashtë vendit. Pritet 500 vullnetarë të shpërndajnë paketat e ushqimeve mes 2000 familjeve në nevojë. Në këtë fushatë u përfshinë muzikantë dhe aktorë, po ashtu dhe bashkësitë e imigrantëve në Sofje nga Rusia, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, India, Turqia, Vietnami, Afganistani, Tunizia dhe Libani. Fushatën e përkrah dhe Misioni i Bullgarisë i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD