Kampionati vendor i futbollit filloi me “xixa”. Në rrethin e 25-të “Levski” pësoi humbje nga “Lokomotiv”, Sofje me 0:1 gola. Në ndeshjen “Slavia”-“Levski”, ky i fundit arriti rezultat të barabartë 2:2. Pronari i të kaltërve Todor Batkov mbeti i pakënaqur me paraqitjen e “Levskit” dhe largoi nga puna drejtorin sportiv Hristo Jovov dhe zëvendës-trajnerin Marian Hristov. Mirëpo, trajnerin kryesor e la në punë të paktën deri më 8 mars kur do të zhvillohet derbi “Levski”-CSKA. Fansat e të kaltërve gjithashtu janë të mërzitur. Skuadra u rendit në vendin e katërt, pasi “Lokomotiv” (Plovdiv) dhe “Çernomorec” u ndanë nga një pikë.
Për sa i takon “armikut më të madh” të “Levskit”, CSKA-ja, ajo përfundoi 3:3 pas ndeshjes me skuadrën e “Slavias” në kryeqytet. Problemet e të kuqve janë me karakter financiar. Presidenti i klubit Aleksandër Tomov deklaroi me zë të lartë se do të gjejë patjetër donator. Z. Tomov u shpreh në mënyrë lakonike për derbin që vijon “Na pret ndeshje me “Levskin” dhe nuk duhet të bëhem mendjemëdhenj. Që sot e tutje kemi goxha punë.”
Skuadra “Ludogorec” korri fitore të paparë kundër skuadrës mysafire “Pirin”. Brenda 30 minutave futbollistët e trajnuar nga Stojço Stoev realizuan pesë gola. Me të njëjtin rezultat përfundoi po ashtu dhe ndeshja “Beroe”-“Lybimec” në favor të atij të parit.
Xixa kishte edhe në Varna. Trajneri kryesor i skuadrës “Çerno more”, Georgi Ivanov-Gonzo u zemërua shumë me penalltinë në favor të skuadrës portokalli “Liteks”. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1. Kjo ishte humbja e parë e “Çerno more” si skuadër mikpritëse. Pas ndeshjes Gonzo e thërriti referin “të pazotë” dhe deklaroi se ndoshta do të heqë skuadrën nga fusha.
“Botev” (Plovdiv) mezi mundi skuadrën “Neftohimik” me rezultat 1:0. Skuadra e Stanimir Stoillovit është me një pikë mbrapa “Levskit” dhe përkatësisht me dy pikë mbrapa “Lokomotivit” (Plovdiv).
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..