Me ftesë të kryetarit të Komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, Janaki Stoillov më datë 12 dhe 13 mars për vizitë zyrtare në Bullgari mbërritën përfaqësues të Komisionit për politikën e jashtme pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ata patën takime më ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin, me kryeparlamentarin Mihail Mikov dhe me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme dhe për siguri në Parlamentin e Bullgarisë. U theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një kusht për thellimin e partneritetit në sferën e bashkëpunimit regjional.Kryetari i Komisionit bullgar për politikën e jashtme Janaki Stoillov vuri në dukje, se presidenca bullgare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe Presidenca e Greqisë e BE-së krijojnë kushte të mira për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit niveli i shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë po rritet. Ekziston potencial dhe perspektiva për bashkëpunim dhe zhvillim të kontakteve ekonomike në sferën e energjetikës, ndërtimit të makinave, industrisë pushimore, turizmit, si edhe në sektorin financiar, saktësoi z. Stoillov.
Sipas deputetëve bullgarë prioriteti kyç janë projektet energjetike dhe zhvillimi i korridorit të tetë. U diskutuan mundësitë për import të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike nga Bullgaria për në Shqipëri.Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil. Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin..
Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien..
“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një..