Me ftesë të kryetarit të Komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, Janaki Stoillov më datë 12 dhe 13 mars për vizitë zyrtare në Bullgari mbërritën përfaqësues të Komisionit për politikën e jashtme pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ata patën takime më ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin, me kryeparlamentarin Mihail Mikov dhe me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme dhe për siguri në Parlamentin e Bullgarisë. U theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një kusht për thellimin e partneritetit në sferën e bashkëpunimit regjional.Kryetari i Komisionit bullgar për politikën e jashtme Janaki Stoillov vuri në dukje, se presidenca bullgare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe Presidenca e Greqisë e BE-së krijojnë kushte të mira për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit niveli i shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë po rritet. Ekziston potencial dhe perspektiva për bashkëpunim dhe zhvillim të kontakteve ekonomike në sferën e energjetikës, ndërtimit të makinave, industrisë pushimore, turizmit, si edhe në sektorin financiar, saktësoi z. Stoillov.
Sipas deputetëve bullgarë prioriteti kyç janë projektet energjetike dhe zhvillimi i korridorit të tetë. U diskutuan mundësitë për import të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike nga Bullgaria për në Shqipëri.Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..