Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arta Dade: “Me kontaktet më të shpeshta midis Parlamenteve do t’i nxitim projektet e përbashkëta”

Foto: artadade.com
Kryetarët e komisioneve përkatëse Arta Dade dhe Janaki StoillovMe ftesë të kryetarit të Komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, Janaki Stoillov më datë 12 dhe 13 mars për vizitë zyrtare në Bullgari mbërritën përfaqësues të Komisionit për politikën e jashtme pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ata patën takime më ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin, me kryeparlamentarin Mihail Mikov dhe me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme dhe për siguri në Parlamentin e Bullgarisë. U theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një kusht për thellimin e partneritetit në sferën e bashkëpunimit regjional.

Kryetari i Komisionit bullgar për politikën e jashtme Janaki Stoillov vuri në dukje, se presidenca bullgare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe Presidenca e Greqisë e BE-së krijojnë kushte të mira për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit niveli i shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë po rritet. Ekziston potencial dhe perspektiva për bashkëpunim dhe zhvillim të kontakteve ekonomike në sferën e energjetikës, ndërtimit të makinave, industrisë pushimore, turizmit, si edhe në sektorin financiar, saktësoi z. Stoillov.

Sipas deputetëve bullgarë prioriteti kyç janë projektet energjetike dhe zhvillimi i korridorit të tetë. U diskutuan mundësitë për import të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike nga Bullgaria për në Shqipëri.


Për Radio Bullgarinë kryetarja e komisionit për politikën e jashtme, zonja Arta Dade komentoi nivelin e bashkëpunimit midis Parlamentit të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, kontributin e Bullgarisë në procesin e integrimit evropian, temat e diskutuara gjatë takimeve të komisionit në Bullgari, raportet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë 100 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve, bashkëpunimin mbi çështjet rajonale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD