Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithë botën e veshin, gjithnjë lakuriq janë: imazhe folklorike dhe besime për duart e njeriut

БНР Новини
Foto: BTA
Si shumica e pjesëve të trupit njerëzor, dora nuk është vetëm një organ i thjeshtë. Dora është një imazh dhe simbol, e cila përmban domethënie të caktuara në kulturën tradicionale. Dora është ajo, e cila e dallon njeriun nga kafshët dhe i lejon atij të prodhojë: të përpunojë tokën, të kujdeset për shtazët, të qepë veshje, të punojë sende për jetën, të përgatitë ushqim. Në një plan simbolik duart posedojnë forcën të shndërrojnë natyrën në kulturë, të krijojnë dhe të ruajnë botën e njeriut. Duke shtuar edhe punëdashësin e bullgarit, atëherë mund të kuptojmë pse duart si një simbol dhe shenje kanë një rëndësi aq të madhe në besimet, në folklorin edhe në ligjërimin tonë.

Të shumta janë proverbat, fjalët e urta dhe frazat e qëndrueshme në gjuhën bullgare, që kanë të bëjnë me duart. Shprehja “është duarartë, ka duart e arta” shfrytëzohet për njerëz, që janë zoti në një punë dhe posedojnë aftësi të kryejnë pikërisht këtë punë, ose janë të afta të bëjnë shumë punime të llojllojshme. Për njerëz të tillë shfrytëzohet edhe mbiemri “të shkathët”, si dhe fraza “i zë dora çdo gjë” – posedon talent për një punë, është mjeshtër dhe punimet, që nxirren nga duart e tij janë me cilësi të larta. Fraza “përvesh mëngët” do të thotë, se me të gjitha forcat dhe me zell njeriu nis një punë. Nëse ndonjëri është “dora e djathtë” e ndonjërit tjetër, domethënia është, se ai është ndihmësi i tij i parë dhe i pazëvendësueshëm. Nëse ndonjëri ka “dy duart të majtë”, nënkuptimi është se ai është i pamësuar dhe i ngathët. Nëse “i ka lënë duart në një punë” kjo vjen të sugjerojë, se e ka bërë punën keq dhe pa dëshirë.

Imazhi i dorës lidhet me bujarin, me dorëdhënien dhe zemërbardhësinë. Një popullaritet të madh ka shprehja biblike “dora e majtë të mos di çfarë bënë dora e djathtë”, si dhe “të japish jo vetëm me dorë, por edhe me zemër”. Mirëpo, ai që ka “gishta të gjera” nuk mund të kursejë dhe shumë lehtë humb pasurinë.

Duart janë pjesë e disa lojërave fëmijësh, në të cilët prapë del në pah motivi për punën dhe për përtacinë. Një popullaritet të madh ka një përrallë fëmijësh, në të cilët gishtërinjtë e dorës janë heronj. Gishti i madh propozoi: “Le të hamë!” “Çfarë do të hamë”, pyeti gishti tregues. “Atë, që na ka dhënë Zoti”, iu përgjigj gishti i mesëm, ndërsa gishti i unazës propozoi: “Të vjedhim dhe të hamë!”. “Mirëpo, unë do t’ju tradhtoj!” thërriti gishti i vogël. Të tjerët iu zemëruan aq shumë gishtit të vogël, që e rrahën për këtë. Ja përse ky gisht mbeti më i vogël, se sa gishtërinjtë e tjerë.

Ka edhe gjëegjëza popullore për duart, si për shembull: “Tërë botën e veshin, gjithnjë lakuriq janë” ose “Dy vëllezër me nga pesë djem vetëm një hambar mbushin”. Dhe përgjigja është: “Duart, gishtërinjtë dhe goja”.

Pasi për shkak se duart janë tepër të rëndësishëm dhe të çmueshëm për njeriun, disa prej mallkimeve më të tmerrshme dhe të rënda janë pikërisht për to: “Të të thajnë duart!”, “Këmbët t’i kesh prej druri, duart – prej kashte” e kështu me radhë. Mirëpo, duart janë edhe objekt i urimeve për mirëqenie dhe begati. Kolendarët bekojnë duart e arta të amvisës, e cila ka përgatitur kulaçet speciale për dhuratë.

Këtë kulaç kush e ka bërë?

T’i dhëntë asaj Zoti vasha duararta dhe djem të shkathët!

Duart e kujt e kanë mbjell qofshin të bekuara dhe të lumtura!

Deri në bërrylat të argjenduar, thonjtë të lyera me flori!

Dora e më të moshuarve puthet në shenje respekti dhe nderimi. Nusja hyn ne shtëpinë e re ditën e dasmës duke puthur dorën e vjehrrës dhe të vjehrrit. Prapë me puthjen e dorës të rinjtë kërkojnë ndjesë nga të moshuarit Të Dielën e të Lidhurit të Djathit.

Në këngët popullore vashat dhe nuset e bukura, dallohen me “duart e bardha”. Duart e shenjtorëve janë të pazakonshme, siç janë vet ata. Flitet, se Shenj Antonij dhe Shen Atanasij ishin dy vëllezër farkëtarë, të cilat përpunuan metalin dhe i jepeshin atij forma të ndryshme. Me duar lakuriq nxirrnin nga prushi hekuri dhe e përpunuan me grushte të shtrënguara. Një legjendë myslimane tregon për Fatima, e bija e profetit Mohamed. Një ditë, përderisa ajo përgatitej ushqimin, bashkëshorti i saj Ali erdhi me një vashë të re, të cilën kishte ndërmend të marrë për bashkëshorten e dytë. Nuk kishte shumë kohë, që kur Ali dhe Fatima u martuan dhe nusja e re nuk priste që bashkëshorti t’i shkaktojë këtë dhembje. E hidhëruar dhe pak e shqetësuar Fatima pa dashur e rrëzoi lugën, me të cilën gatuante gjellën dhe vazhdoi të gatuajë me dorë lakuriqë pa të digjet nga ushqimi i ngrohtë. Pasi shikoi këtë Ali hoqi dorë nga kjo ide dhe ua kthye vashën prindërve. Dora e Fatimasë, e punuar prej flori, ose prej argjendi, edhe më sot mbahet si nga myslimanët, ashtu edhe nga të krishterët si hajmali. Në traditën e të krishtere ka një bimë kuruese, me emrin Dora e Hyjlindëses (Gymnadenia conopsea). Kur degëzat e saj hapen ato u ngjajnë gishtave të njeriut. Konsiderohet se kjo bimë kuruese u ndihmon grave të lindin më lehtë.

Një nga përrallët më të përhapura bullgare tregon për mbretëreshën Marija me duart e prera. Armiqtë trilluan shpifje kundër saj dhe i përhapën ato fjalë të rreme para mbretit. Prandaj mbreti e ndëshkoi rëndë me prerjen e duarve dhe me dëbimin nga pallati bashkë me dy fëmijët e saj. E dëshpëruar thellë mbretëresha i drejtoi lutje të ethshme Nënës së Zotit. Shumë shpejtë Hyjlindësja e dëgjoi lutjet e saj dhe i riktheu duart e prera. Pas kohe mashtrimi u zbulua dhe mbretëresha u kthye në pallat me të gjitha nderimet. Armiqtë e saj morën hakmarrjen e drejtë për të keqen, që i bënë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD