6
Për shkak të mbishkrimeve mesjetare në mur Kisha e Bojanës në Sofje është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe gëzon popullaritet të madh. Jo me të njëjtin fat është moshatarja e saj Kisha e Shën Pjetrit. Kjo e fundit gjendet në bregun e majtë të lumit Nishava, 1 km larg fshatit Berende në drejtim të perëndimit, në Bashkinë Dragoman. Datimi i Kishës së Shën Pjetrit nuk dihet saktësisht. Supozohet se ajo është ndërtuar në kohën e car Ivan Asenit II në fillim të shek. XIII-të ose në kohën e Ivan Aleksandrit në mes të shek. XIV-të. Pavarësisht nga ndërtesa e vogël, në kishë mund të shihet një nga mbishkrimet e pakta në mur, të ruajtura tërësisht që nga shek. XIV-të. Për shkak të kompozimeve piktoreske, afresket e Kishës së Shën Pjetrit përmenden në të gjitha punimet kushtuar artit mesjetar të Ballkanit.
Fatkeqësisht, këto afreske janë pak a shumë të prishura nga lagështia, megjithëqë kisha u shpall monument kulturor që në vitin 1927. Një pjesë prej afreskeve ruhet në qemerin e nëndheshëm të katedrales së Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”. Kisha “Shën Pjetri” në fshatin Berende është një nga thesaret e harruara bullgare të cilat kërkohen nga ekspedita “Rizbulo Bullgarinë.”
Fotografi të mbishkrimeve në mur nga kjo kishë mund të shihen në Urën e të Dashuruarve në qendër të Sofjes deri më 6 maj. Ekspedita “Rizbulo Bullgarinë” ekspozon 58 fotografi të reja të monumenteve kulturore e historike bullgare.
Shenjtorë historikë, objekte larg itinerareve të mëdha, enigma dhe vende të reja dhe të parestauruara do të ngjallin entuziazmin e të interesuarve për historinë dhe udhëtimet. Struktura të mëdha misterioze në afërsi të Jakorudës, Bazilika e Kuqe e Bellovos në rrethin e Pazarxhikut, varreza trake në Pomorie bëjnë pjesë në këtë ekspozitë nën qiell të hapur. Autorë të fotografive janë Evgeni Dimitrov dhe Tihomira Metodieva, Ivan Vasilev dhe Vladimir Alekseev. Organizatorë të ekspozitës janë Shoqata “Projektet kulturore”, Agjencia “BulFoto” dhe Drejtoria e Kulturës pranë Kryebashkisë së Sofjes.
Në hapjen e ekspozitës interpretoi fyelltari Teodosi Spasov. I pyetur “Cilat vende të Bullgarisë ju kanë bërë përshtypje më të madhe?”, muzikanti përmendi Baba Teken dhe Kalanë e Asenovgradit, ku ka dhënë koncert me orkestrën “Rodopa”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Foto: BulFoto
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..