Deri më 30 maj në Galerinë e Artit në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje mund të shikohet ekspozita jubile e Stojan Ilievit. Në të ai tregon si piktura ashtu dhe plastika prej druri. Kjo nuk është e rastit-në akademinë Artistike ai ka pasur kësmetin të mësojë tek dy mjeshtër të mëdhenj: skulpturë-tek profesori Ljubomir Dallçev, pikturë-tek profesori Deçko Uzunov. Në shumë nga pikturat e tij në ekspozitë mund të shikohen ngjyrat nga veshjet tradicionale popullore të marra nga folklori ton. Dhe akoma: pamje të bukura grash, por dhe forma futuristike, fryt të imagjinatës së tij.
“Unë jam rritur në fshatin e bukur-Liljak, rreth qytetit Tërgovishte, por kam lindur në fshatin Zdravec-tregon ai. Në këtë krahinë ka fshatra me emra lulesh. Jam i rritur me shkorsa, përparëse, me vendet e punimit të leshit, me punishtet e farkëtimit të hekurit. Kjo është fëmijëria time, kjo është mbushja tek njeriu, kjo është prekja ime e parë dhe takimi me krijimtarinë. Kuptohet, duhet të shtojmë dhe ikonat në kishë dhe riprodhimet me portrete të rilindësve, të përparimtarëve e kështu me radhë. Kujtohem për një kalendar të vjetër, i cili është nga viti 1932 , që përpara lindjes time. Ai qe me akuarele të shkëlqyera të Konstantin Shtërkelovit. E gjithë kjo më pushtoi.”
Stojan Iliev ka lindur gjatë vitit 1934. Punon në gjini të ndryshme:pikturë, grafikë, ilustrim, mbishkrime murale, plastikë druri. Ka ekspozita vetjake dhe pjesëmarrje në ekspozita kolektive tek ne dhe jashtë shtetit. Krijime të tij janë pronë e Galerisë Kombëtare të arteve, të galerisë së qytetit të Sofjes, të Universitetit të Ri bullgar, të galerive në qytetet e rretheve e të tjera. Qindra krijime të piktorit janë në koleksione private tek ne dhe jashtë. Ka dekorata nga ekspozita bullgare dhe ndërkombëtare. Si mund të përcaktojë mënyrën në të cilën pikturon? Përse tek ai bashkëjetojnë në paqe tradita dhe modernizmi?
“Kjo është çështje e edukimit dhe e ndërtimit të brendshëm-thotë ai. Tani ka dhe piktorë shumë më modern. Unë jam modern për kohën time. Pas kësaj vijnë dhe breza të rinj, të cilët zbulojnë gjëra të tjera e kështu me radhë. Arti është një gjë e ndërlikuar. Por si i kam krijuar gjërat e mia-kjo është një farë ndjenjë e brendshme, përmbushje, kulturë plastike, e cila është krejt individuale. Unë shikoj nganjëherë se, nuk ngjaj me asnjë, por nuk e di në sytë tuaja si është”.
Në pikturat e veta, të drejtuara drejt traditave, Stojan Iliev jo rrallë fut dhe një pyetje për shikuesin-të zbulojë format, të cilat jo gjithmonë shikohen në pamje të parë: për shembull në përqafim, puthje. Kurse në pikturat e tij moderne është strukur dinamika, e cila ndihet pothuajse fizikisht. Për plastikët e veta prej druri piktori thotë: “një punë e tmerrshme”. Elemente të panumërta të vogla, të cilat i nënshtrohen dhe janë të lidhura me vizionin e tij. Forma abstrakte, por në një unitet tingëllues të pikturës rreth tyre.
Shkojmë në katin e tretë në Pallatin Popullor të Kulturës. Aty përpara kohe piktori ka vënë një instalim të madh artistik, të quajtur “Polet”. Në të ka pikturuar pamjet e shumë piktorëve tanë të njohur dhe të skulptorëve. Ka ndarë dhe këmishën e vet si një pamje të gozhdimit të Krishtit. “Nuk e di nëse njerëzit mund të kuptojnë se çfarë vuajtjeje është arti-shton ai. E bën dhe nuk e di se çfarë rezultati do të ketë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Pavllova
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..