E patën fshirë nga lista përpara 9 vjetëve. Ivet Llallova – gruaja më e shpejtë e bardhë në planet. Çfarë gruaje, akoma vajzë në 19-20 vjet! Gjatë qershorit të vitit 2004 në një garë për Kupën “Evropa” në Plovdiv bën furor me një rekord të ri kombëtar dhe një rezultat më të mirë në botë për stinën. “Sikurse menjëherë u ktheva në vajzën e cila vrapon të 100 metrat për 10,77 sekonda dhe e gjithë vëmendja u drejtua ndaj meje. Për një kohë të shkurtër duhej të rritem dhe të kem vëmendjen se çfarë bëj dhe flas”, përshkruan Ivet emocionet e veta atëherë. Është e kuptueshme, duke pasur parasysh se, vetëm 5 atlete kanë qenë më të afërta deri në këtë moment. Ky rezultat është duhur të ripërtërihet. Dhe sigurisht që do të rastiste... Por fati vendos gjë tjetër. Në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë Llallova mbetet e 4-ta në 100 metra dhe e 5-ta në 200 metra me rezultate 11,00 sekonda dhe 22,56 sekonda. Në fakt edhe një gjë tjetër jo e parëndësishme: Në Athinë, Ivet është shpallur për sportiste më të bukur në Olimpiadë sipas klasifikimit të revistës gjermane “Shtern”! Gjatë dimrit të vitit 2005 në Madrid bëhet kampione evropiane në 200 metra në sallë me 22,91 – një rekord i ri kombëtar. Në fillim të stinës së verës fiton turneun “Shpajku i Artë” në Ostrava me kohë prej 11,03 sekonda, me të cilët del në vendin e dytë në ranglistën botërore. Të gjitha ecin mirë... deri në atë 14 qershor 2005 kur 15 minuta përpara se të dalë në startin e turneut “Ciklitirija” në Athinë, Ivet që t’i devijohet përplasjes me një sportist tjetër në stadiumin për stërvitje, gjatë një shpejtësie të madhe dhe një shtytje të trupit pëson një frakturë shumë të keqe të kockës së kofshës. Pas 5 operacioneve të rënda dhe një gozhdë 38 centimetra të gjatë në kockë për shumë njerëz të tjerë kjo do të ishte fundi i karrierës sportive. Por jo dhe për Ivet Llallovën. Pas nxjerrjes së gozhdës ajo zuri një vend qendror ndër dhjetëra trofetë dhe medaljet e saj. Sepse është simbol edhe të një fitore tjetër, mbase më të vështirën – këtë të vullnetit mbi fizikun. Pas 2 vjet ajo kthehet në pistën në Beograd dhe fiton vrapimin në 100 metra për 11,26 sekonda. Një formë jo e keqe për fillimin, por jo e mjaftueshme për një prezantim të mirë në Kampionatin Botëror gjatë vitit 2007 në Osaka dhe në Lojërat Olimpike gjatë vitit 2008 në Pekin. Duhet të kalojnë akoma 5 vjet, që të triumfojë me medalje të artë në 100 metra nga Kampionati Evropian në Helzinki gjatë vitit 2012.
Sivjet Ivet i bën vetes një peshqesh shumë të mirë për ditëlindjen e vet të 30 (më 18 maj), duke fituar vrapimin në 100 metra në qytetin italian Gavardo dhe regjistron kohën më të mirë në Evropë gjatë stinës – 11,10 sekonda. Një javë më vonë arrin një fitore të dyfishtë në 100 dhe 200 metra për klubin e saj turk “Enka” kurse në postin e katërt kontribuon dhe për titullin në stafetën e Kampionatit Evropian në bazë skuadrash në Vila Real de Santo Antonio në Portugali.
“E fillova stinën jashtëzakonisht fort, si asnjëherë deri tani. Kisha nevojë për një fillim të tillë. Stina e verës do të jetë e gjatë dhe dua të ruaj formën time më të mirë për muajin gusht. Në Kampionatin Evropian në Cyrih do të vrapoj 100 dhe 200 metra. Që aty dua të marr medalje dhe kujtime shumë të mirë”. E thotë Ivet Llallova, kurse tek ajo qëllime dhe rezultate përputhen, në qoftë se fati është i mirë ndaj saj. Kurse fati i ka borxh.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..