Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi Kombëtar “Ludogorie” pasqyron folklorin dhe traditat bullgare

БНР Новини
Foto: ludogorie.eu

Zëri i 52 zileve prej bakri dhe 7 gajdeve do të përhapet në vendbanimin piktoresk Pçelina të Bullgarisë Veriperëndimore. Valltarë nga 130 grupe folklorike nga mbarë Bullgaria do të grumbullohen aty. Mysafirët do të kthehen mbrapa në kohë kur Bullgaria ka qenë nën zgjedhje osmane, duke ndjekur ritin e dasmës nga filmi “Koha e ndarjes”. E gjitha kjo do të ndodhë nga data 5 korrik deri më 6 korrik kur afër qytetit Razgrad do të mbahet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”. Sivjet është edicioni i tij i tretë. Ideja për këtë aktivitet i përket valltarit Valentin Dimov dhe kolegëve të tij të cilët ia kanë vënë vetes qëllimin të ruajnë traditat bullgare për brezin e ri.

“Ky tubim është i kohës, traditave dhe folklorit – thotë z. Valentin Dimov. – Në dy edicionet e para mysafirët mësuan më shumë rreth riteve të dasmës te bullgarët. Sivjet do të rikrijojmë dasmën e filmit “Koha e ndarjes” dhe mysafirët do të “zhyten” në atmosferën e asaj kohe, do të dëgjojnë zërin e gajdeve dhe zileve dhe do të ndjejnë shijen e qengjit të pjekur.”

Kuadër nga filmi “Koha e ndarjes”Organizatorët do të shtrojnë pesë tryeza, secila me gjatësi nga 80 metra. Në to do të ulen 1000 veta të veshur me kostume popullore nga të gjitha krahinat e Bullgarisë. “Në tryezën e shtruar për dasmën çifti i parë, Viktoria dhe Denisllav do të lidhen në martesë. Vajza merret me gdhendje dhe ka merituar çmimin “Mbrojtësja e traditave bullgare”, kurse djali është gëzoftar dhe po ashtu punon thika. “Kemi porositur 1000 kupa prej balte, 1500 luga prej druri dhe 300 pogaçe. Po ashtu 200 kg djathë dhe gjysmë litër verë – thotë z. Dimov. – Çdo gjë është falas.”

Dasma do të xhirohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar. Gjatë aktivitetit do të bëhet provë për rekord – tryezën më të gjatë dasmore në Ballkan. Në tubim do të interpretojnë disa nga këngëtarët tanë më të njohur popullorë dhe do të prezantohen më se 20 artzanate. Mes aktiviteteve të tjera do të ketë shëtitje me fajton, garë kalërimi dhe qitje me hark. Fëmijët do të garojnë në aktivitetin e pikturimit “Vendlindja ime”. Ia vlen të vizitohet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD