Më 10 dhe 11 tetor në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”. Forumi i ri muzikor ka për qëllim t’i bashkojë muzikantët më të mirë nga i gjithë regjioni duke vërtetuar se muzika s’ka nacionalitet. I ftuar i posaçëm ishte Bajram Kinolli nga Kosova, i njohur me emrin Kafu, i cili mbërriti në kryeqytetin bullgar pa grupin e vet “Gipsy groove”. Në skenën e Teatrit Ushtarak të Sofjes Kafu doli bashkë me muzikantët e bandës “Vasil Haxhimanov” nga Serbia. Së bashku ata e bënë për vetë publikun duke kombinuar ritme xhazi, etno dhe ballkanike.
Pas koncertit Kafu dha një intervistë Radio Bullgarisë kushtuar festivalit, bashkëpunimit mes muzikantëve, projekteve të reja të “Gipsy groove”. Ai e përcaktoi vibe-in e muzikës si një mjet që mund të përcjell mesazhe, si një urë mes komuniteteve që mund t’i bashkojë pas tmerrit të konflikteve të kaluara. Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..