Më 10 dhe 11 tetor në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”. Forumi i ri muzikor ka për qëllim t’i bashkojë muzikantët më të mirë nga i gjithë regjioni duke vërtetuar se muzika s’ka nacionalitet. I ftuar i posaçëm ishte Bajram Kinolli nga Kosova, i njohur me emrin Kafu, i cili mbërriti në kryeqytetin bullgar pa grupin e vet “Gipsy groove”. Në skenën e Teatrit Ushtarak të Sofjes Kafu doli bashkë me muzikantët e bandës “Vasil Haxhimanov” nga Serbia. Së bashku ata e bënë për vetë publikun duke kombinuar ritme xhazi, etno dhe ballkanike.
Pas koncertit Kafu dha një intervistë Radio Bullgarisë kushtuar festivalit, bashkëpunimit mes muzikantëve, projekteve të reja të “Gipsy groove”. Ai e përcaktoi vibe-in e muzikës si një mjet që mund të përcjell mesazhe, si një urë mes komuniteteve që mund t’i bashkojë pas tmerrit të konflikteve të kaluara. Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”