Më 10 dhe 11 tetor në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”. Forumi i ri muzikor ka për qëllim t’i bashkojë muzikantët më të mirë nga i gjithë regjioni duke vërtetuar se muzika s’ka nacionalitet. I ftuar i posaçëm ishte Bajram Kinolli nga Kosova, i njohur me emrin Kafu, i cili mbërriti në kryeqytetin bullgar pa grupin e vet “Gipsy groove”. Në skenën e Teatrit Ushtarak të Sofjes Kafu doli bashkë me muzikantët e bandës “Vasil Haxhimanov” nga Serbia. Së bashku ata e bënë për vetë publikun duke kombinuar ritme xhazi, etno dhe ballkanike.
Pas koncertit Kafu dha një intervistë Radio Bullgarisë kushtuar festivalit, bashkëpunimit mes muzikantëve, projekteve të reja të “Gipsy groove”. Ai e përcaktoi vibe-in e muzikës si një mjet që mund të përcjell mesazhe, si një urë mes komuniteteve që mund t’i bashkojë pas tmerrit të konflikteve të kaluara. Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..