Më 10 dhe 11 tetor në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”. Forumi i ri muzikor ka për qëllim t’i bashkojë muzikantët më të mirë nga i gjithë regjioni duke vërtetuar se muzika s’ka nacionalitet. I ftuar i posaçëm ishte Bajram Kinolli nga Kosova, i njohur me emrin Kafu, i cili mbërriti në kryeqytetin bullgar pa grupin e vet “Gipsy groove”. Në skenën e Teatrit Ushtarak të Sofjes Kafu doli bashkë me muzikantët e bandës “Vasil Haxhimanov” nga Serbia. Së bashku ata e bënë për vetë publikun duke kombinuar ritme xhazi, etno dhe ballkanike.
Pas koncertit Kafu dha një intervistë Radio Bullgarisë kushtuar festivalit, bashkëpunimit mes muzikantëve, projekteve të reja të “Gipsy groove”. Ai e përcaktoi vibe-in e muzikës si një mjet që mund të përcjell mesazhe, si një urë mes komuniteteve që mund t’i bashkojë pas tmerrit të konflikteve të kaluara. Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..