Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjëja më e ëmbël: besimet dhe përfytyrimet folklorike për ëndrrat dhe ëndërrimin

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Megjithëse gjymi është pjesë e ritmit biologjik të njeriut, ëndrra konsiderohet si një gjendje e pazakonshme dhe kufitare, e cila shkakton një sërë pyetesh. Pothuaj në të gjitha mitologjitë dhe historitë e shenjta në botë ka tregime për ëndrra të jashtëzakonshme. Ëndërrojnë shamanët, figurat e shenjta, ato mbretërore, profetët, si dhe njerëzit e zakonshëm, të cilët marrin sinjale për sekretet e botës së përtejme.

Përfytyrimet tradicionale dhe folklori i bullgarëve gjithashtu i kushtojnë një vëmendje të posaçme ëndrrës dhe ëndërrimit – si në aspektet e tyre të përditshme, ashtu dhe sa u përket përpjesëtimeve të tyre mistike. Për fshatarin punëtor ëndrra është gjëja më e ëmbël – ky është një pushim i merituar pas ditës së gjatë të punës. Është përhapur mendimi se ëndrra është jashtëzakonisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët, prandaj ekziston një zakon, sipas të cilit mysafirët në shtëpitë, ku ka fëmijë duhet të lënë një fije prej rrobës së tyre, ose një monedhë, që të blejë në këtë mënyrë fëmija një ëndërr të ëmbël. Pagjumësia e të moshuarve, ose qarja e fëmijës gjatë natës lidhet me “sytë e këqij”, ose me një qenie të tmerrshme, që quhet Nëna e Pyllit. Në tregimet e ndryshme ajo përshkruhet si një grua e moshuar me dhëmbë të mëdhenj, me kokë demi dhe me sy bualli. Ajo jeton në pyje dhe vjen te njerëzit nëpërmjet magjive të ndryshme. Njeriu nuk mund të flejë, sepse ajo e dëbon gjymin. Në qoftë se nuk e dëbojnë këtë demon, njeriu çmendet dhe vdes. Që të dëbohet shpirti i keq, aplikohen praktika të ndryshme magjike, ku përdoret një bimë e posaçme mjekësore, e quajtur Nëna e Pyllit.




Një prej përfytyrimeve më të përhapura për ëndrrën është vdekja e vogël. Prandaj nuk janë të rastit disa shprehi bullgare si për shembull “Fle si i vdekur”, ose emri tjetër i vdekjes “ëndrra e përjetshme”. Kjo na jep arsye për ta konsideruar gjymin si një gjendje kufitare dhe madje e rrezikshme, në të cilën njeriu është shumë i prekshëm. Sipas përfytyrimeve popullore, duke fjetur njeriu, shpirti i tij, ose hija e tij shkëputet nga trupi dhe udhëton në botën e panjohur, kurse kujtimet e tij nga këto udhëtime kozmike janë pikërisht ëndrrat. Njeriu që fle nuk duhet të trembet ose të transferohet, sepse shpirti nuk mund të kthehet prapa në trup dhe njeriu sëmuret dhe vdes. Ekzistojnë një sërë ndalimesh për t’u fjetur në vendet, ku jetojnë qenie mbinatyrore – sidomos zanat. Në këngët popullore rrëfehet për çupa, të cilat flenë në vende të tilla dhe zanat i rrëmbejnë për gjithmonë në mbretërinë e tyre.

Pikërisht për këtë kufi ëndrra në kulturën tradicionale konsiderohet si “dera” drejt botës së përtejme. Duke ëndërruar njerëzve u shfaqen figura shenjtorë dhe djaj, të cilët u japin këshilla të vlershme, i mjekojnë, ose i paralajmërojnë për fatkeqësi të ardhshme. Shumë të përhapura në folklor janë tregimet për kisha të ndryshme, të ndërtuara, ose të rimëkëmbura pas një ëndrre të jashtëzakonshme, si dhe për ikona çudibërëse dhe thesare, të zbuluara në tokë në një mënyrë të ngjashme. Në ëndrra shfaqen edhe të afërm të vdekur, duke na kërkuar diçka, ose duke iu drejtuar të gjallëve mesazhe të ndryshme – kështu ëndrra tejkalon kufirin midis jetës dhe vdekjes dhe është njëfarë ndërmjetësi midis dy botëve.

Është përhapur dhe besimi se nëpërmjet ëndrrave mund të parashikohen ngjarje të ardhshme, në qoftë se ato interpretohen në mënyrën e drejt. Këtë nuk mund ta bëjë çdonjëri, por vetëm “specialistë” të zgjedhur – klerikë, ose fatthënës, të cilët mund të lexojnë gjuhën e ëndrrave. Një këngë popullore na tregon se si Mbretëresha Milica ka pasur një ëndërr të frikshme, në të cilën qielli çahet në dy pjesë, yjet bien në tokë, kurse ylli i mbrëmjes përgjaket. E shqetësuar, ajo ia tregon ëndrrën të shoqit, i cili e dërgon “në kisha dhe manastire”, ku ka igumenë të moshuar – “Ata mund ta interpretojnë ëndrrën”. Murgjit e urët zbulojnë para mbretëreshës kuptimin e ëndrrës. Pak pas kësaj ëndrra bëhet realitet – Mbretëria Bullgare bie nën sundimin osman.

Ekzistojnë dhe metoda më moderne të interpretimit të ëndrrave, të ashtuquajturat “libra të ëndrrave”, të cilët në fillim përbënin interpretime me gojë të ëndrrave, më vonë ato u përhapën në libra dhe publikime të ndryshme, kurse sot edhe në internet. Ato na ofrojnë interpretime të imazheve të ëndrrave, zakonisht në përputhje me semantikën e tyre folklorike, për shembull, në qoftë se shihni gjarpër – është keq, në qoftë se gjarpri është i vrarë, atëherë do të mundësh një armik. Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit – është mirë, do të keni përfitim, po të rrëzoheni nga kali, do të keni pengesë. Ekziston besimi se ëndrrat e këqija nuk duhet të tregohen të nesërmen deri në drekë, që të mos plotësohen.

Vajzat e pamartuara përpiqen të parashikojnë se kush do të jetë bashkëshorti i tyre, duke vënë nën jastëk një copë prej bukës rituale për Natën e Buzmit. Besohet se këtë natë ato do të shohin në ëndërr burrin e tyre. Është përhapur praktika e kalimit të natës në një vend të shenjtë. Besohet së kështu i sëmuri do të shërohet dhe mund të plotësohen dëshirat. Kjo praktikë ka ekzistuar që në tempujt e lashtë të Asklepit dhe është ruajtur edhe sot e kësaj dite në shumë vende të Bullgarisë. Gjatë disa festave të veçanta bullgare të sëmurët e kalojnë natën bashkë me ndonjë prej të afërmve të tyre, që të shërohen nga sëmundja e zanave, ose nga shterpësia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD