Autobiografia e shumëpritur e ish mbretit bullgar Simeon Sakskoburggotski tashmë është në treg. Jeta e tij me siguri është interesante – në fëmijëri, nga viti 1943 deri në vitin 1946 ka qenë mbreti i bullgarëve, në periudhën 2001-2005 – kryeministri i Bullgarisë, disa dekada ka jetuar në mërgim. Kujtimet e tij mbajnë emrin “Një fat i jashtëzakonshëm” dhe zbulojnë fakte interesante të jetës së tij – disa pak të njohura, të tjera – krejt të panjohura.
“Libri, i cili tashmë është mjaft i komentuar nuk është një mbledhje e kujtimeve apo memoareve të gjata, por mund të thuhet se është pasqyra e një jete. Apo, siç e bija ime Kalina tha – është kuptimi i një jete – shpjegoi Simeon Sakskoburggotski gjatë prezantimit të librit. – Ndoshta për shkak të faktit se jam pak i përmbajtur si njeri, shpeshherë kam qentë i rrethuar nga mite dhe çfarëdo qofte ide e thashetheme. Kur njeriu flet për vetveten situata është e ndryshe, ai flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. I lashë kujtimet e mia për një periudhë të historisë sonë, e cila ka qenë neglizhuar për arsye të ndryshme.”
“Gjithmonë është e vështirë të flasësh për vetveten, aq më shumë – kur mënyra e rritjes dhe ambienti nuk predisponojnë për këtë, siç është në familjet mbretërore” – shkruan Simeoni. Fati i tij në të vërtetë është i jashtëzakonshëm për shkak të shumë faktorëve. Në vend të parë, ai është monarku i parë në historinë botërore, i cili pas 50 vjetëve jashtë vendit të lindjes, u rikthye në qeverisjen e Bullgarisë si kryeministër. Pikërisht gjatë kohës së mandatit të tij shteti ynë u bë anëtar i NATO-s. Në vend të dytë, vetë ai shkruan “politika jonë ishte politika e pajtimit”. Në të vërtetë shumë njerëz menduan se ai do të fillojë një politikë të revanshizmit kundër përfaqësuesve të regjimit komunist, por ai nuk e bëri këtë. Gjatë prezantimit të librit ish evrodeputeti i Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Përparësi Stanimir Ilçev shpjegoi arsyet për të cilat është shkruar libri: “Sipas meje mund të flitet për tri grupe arsyesh. I pari është lidhur me historinë dhe qëndrimin e tij ndaj historisë. Këtu hyjnë elementet: detyra ndaj fisit, detyra ndaj dinastisë, detyra ndaj shtetit, detyra ndaj të gjithëve, me të cilët kanë punuar gjyshi i tij, babai i tij dhe vetë ai. Shkaku i dytë është ruajtja e një “know-how” në fushën e qeverisjes, jetesës, biznesit, sepse jeta e tij ishte shumë e larmishme dhe gjatë 50 vjetëve jashtë Bullgarisë ai ka punuar në biznesin e madh korporativ, ka vizituar vende të mrekullueshme, ka kontaktuar me njerëz të jashtëzakonshëm. Ka qenë në rolin e ndërmjetësit në situata të ndërlikuara jetësore. Kështu një nga dëshirat e tij është që të prezantojë përvojën e vet. Dhe shkaku i tretë është mospajtimi i Simeonit të II me një grup njerëzish – revizionistët (siç i cilëson ai). Këto janë njerëzit, të cilët presin vdekjen e pjesëmarrësve të ngjarjeve për të filluar interpretimin e ngjarjeve në mënyrë të padrejtë. Pastaj për shkencën historike bëhet shumë e vështirë të ndajë të vërtetën prej gënjeshtrës.”
Ndërkohë Simeon Sakskoburggotshki shprehu dëshirën e tij se bullgarët përsëri do të mund të gjejmë një qëllim, i cili do të na bashkojë. Siç ishte në vitin 2007, kur u bëmë anëtarë të BE-së.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..
Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit. "Këto lloj llullash gjenden shpesh në..
Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë..